Mesiç kundër ndryshimit të kufijve: Nuk ia doli dot as Sllobodan Millosheviçi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar sot ish-Presidentin e Kroacise, Stjepan Mesic me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Në fjalën e tij, Mesiç, gjerësisht i njohur si mbështetës i shqiptarëve dhe të drejtave te tyre kudo në rajon është shprehur hapur kundër idesë së presidentëve Thaçi-Vuçiç për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë.
Politikani Stjepan Mesic, i cili ka një përvojë të gjatë si politikan në luftërat e ish-Jugosllavisë ka sjellë dhe një herë në vëmendje qëllimet e diktatorit Sllbondan Milosheviç dhe deklaratat e palës serbe.
“Millosheviçi donte të ndryshonte kufijtë prandaj bëri luftë, qindra mijëra njerëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Disa thonë sot që Millosheviçi qëllimet i ka patur të mira, po ka humbur luftërat, ata e kanë gabim edhe sot. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani. Me Europën kufijtë duhet ti hapim jo ti ndryshojmë”,- tha Mesiç ndër të tjera.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/625481344533597/