Mesila Doda: Presidenti të kërkojë dosjen e bisedimeve me Greqinë
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda kërkon nga qeveria që në mënyrë urgjente duhet të bëjë publike detajet rreth bisedimeve me Greqinë.
Doda tha se ajo që po ndodh me negociatat mes dy vendeve është një absurd. Doda shprehet se opinioni publik është në errësirë për sa i takon informacioneve dhe se duhet bërë transparencë qoftë për çështjen çame, qoftë dhe për çështje të tjera që është biseduar. Ministri grek i jashtëm, Niko Kotsia deklaroi një ditë më parë se territori grek, në marrëveshjen me Shqipërinë, është zgjeruar 12 milje nga bregu. Nisur nga këto deklarata dhe nga heshtja e institucioneve shqiptare, Mesila Doda deklaroi se presidenti Ilir Meta “duhet të kërkojë dosjen e bisedimeve pasi nevoja për transparencë është imediate”. Gjithashtu u shpreh se nuk mund të lëshosh sovranitet për hapjen e negociatave pasi në Europë ne duhet të shkojmë si vend me sovranitet të plotë.
Duke iu referuar deklaratës së ministrit të jashtëm grek Kotzias se për çështjen çame nuk është diskutuar gjatë bisedimeve, ajo tha se ka një rezolutë të Parlamentit shqiptarë që e obligon qeverinë që ta shtrojë çështjen çame në bisedimet me Greqinë.
“Qartësia nuk po vjen sepse sa herë që bëhet fjalë për çështjen çame kemi deklarata me gjysmë zëri, ndërsa ka një rezolutë të Parlamentit të Shqipërisë e cila thotë se çështja çame duhet të përfshihet në bisedimet me Greqinë. Urgjente është që të bëhet transparencë për bisedimet qoftë për çështjen çame dhe qoftë për çështjet e tjera. Nëse është një çështje që zgjidhte mbi bazën e të drejtës kombëtare atëherë do duhet që shteti shqiptarë ta çonte në gjykatat ndërkombëtare, le ta marrë Bushati dhe ta çojë atje ku zgjidhet”,- tha Doda.
Ajo kujtoi edhe deklaratat e kryeministrit që kur i duheshin votat e PDIU-së ngrinte zërin në Parlament për çështjen çame dhe thoshte se ajo është çështje shqiptare, ndërkohë që tani pala shqiptare flet me gjysmë zëri për këtë çështje.
“Ishte koha kur kërkonte votat e PDIU-së dhe trimërohej, shikoj një mungesë të reciprocitetit?”, tha ajo. Mesila Doda deklaroi gjithashtu se çështjes çame nuk mund ti vihet kapak harrese dhe se PDIU së shpejti do të marrë të gjitha hapat politikë dhe juridikë në mbrojtje të saj. “Çfarëdo që ato mendojnë se mund ti vënë kapak harrese kësaj historie e kanë gabim. Do të marrim të gjitha hapat që do duhet të ndjekim juridikisht dhe politikisht, kjo është një çështje shqiptare. Ti ke shkuar në bisedime me një shtet që i jep varrezat dhe nuk kërkon varreza për martirët çamë, ky nuk është reciprocitet, gjatë ditëve në vazhdim do të shikoni hapat tonë politikë dhe juridikë” u shpreh ajo.
Sekretarja Përgjithshme e PDIU-së komentoi gjithashtu edhet statusin e kryeministrit Rama të cilët ata që reaguan në lidhje me deklaratat e Kotzias i quajti patriot me çizme. Ajo tha se këtë reagim Rama nuk e kishte për PDIU-në por tha se fjalori që përdori Rama nuk është për kryeministër por për një plak të rrjedhur. “Nuk besoj që duhet të ketë qenë për PDIU-në por fjalori i përdorur nuk është për një kryeministër, por një plak i rrjedhur. Është në kufijtë të pabesueshëm kjo që po ndodh. Të na thonë se kush është e vërteta, nga ana tjetër çdo marrëveshje që është arritur është nul se duhet të jetë në dijeni dhe presidenti. Ne nuk dimë se kush është përmbajtja për çfarë është folur deri tani jemi krejtësisht në errësirë. Ne po konsiderojmë Greqinë si partner strategjikë, deri tani kemi konsideruar vetëm SHBA-në, ndërsa ne jemi formalisht në luftë me Greqinë, s’kemi bërë akoma paqen. Çështja çame nuk është një çështje që mund ta hapësh e ta mbyllësh sa herë të duash”,- tha Doda.
Lajme të tjera për këtë argument
Pakti me Greqinë. Reagon Kryeministri Edi Rama
Çamët: Urojmë të jetë viti i Skënderbeut dhe jo i Hamzait!
Vasili: Rama gënjeu për marrëveshjen me detin. Të largohet!
Çështja çame, Gjosha: Bushati ka mashtruar 24 orët e fundit
Qeveria shqiptare jep falas Greqisë 12 milje detare
Ministria e Jashtme reagon për marrëveshjen e detit me Greqinë