Mesila Doda: Të gjithë në këmbë për të ndaluar ardhjen e ish-luftëtarëve ISIS në Tiranë
Nga Mesila Doda.
Nëse ky lajm është i vertetë, nuk ka bastard më të madh se kryeministri ynë… Shqipëria çerdhe e terroristëve dhe kjo është dhuratë nga qeveria. Poshtërsi të tillë që të degradosh vendin tënd duke e bërë kosh plehrash për të përfituar disa ditë zgjatje pushteti, nuk ka…
Të gjithë në këmbë për të ndaluar një poshtërsi të tillë. Shoqeria civile, përfaqësuesit fetarë në vend, të rinj e të reja, prindër e qytetarë normalë të këtij vendi duhet të jemi të gjithë në alarmin më të madh të këtyre 20 vitëve. Na bënë koshin e plehrave të botës”.
Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, para disa ditësh kur ishte për vizitë në Tiranë e deklaroi se po përgatitet BE për të sjellë ish-luftëtarët e ISIS në Tiranë. “Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama. Borissov, gjatë konferencës, foli pas kryeministrit Rama dhe të dy pas fjalimeve të rastit, nuk morën pyetje nga gazetarët.
Në këtë mënyrë, Rama nuk e sqaroi më tej deklaratën e homologut bullgar, nëse ky është vetëm një variant që po diskutohet apo është vendosur tashmë.
Shqipëria ka edhe një tjetër rast kur vendosi të strehojë muxhahedinët iranianë të përndjekur nga Teherani.
Ndërkohë që për rastin e armëve kimike, qeveria u detyrua të tërhiqej nga miratimi që kishte dhënë, pas protestave të mëdha në Tiranë.