Meta, Basha e Majko drekë pune me Knut Fleckenstein në SHBA (FOTO)
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me eurodeputetin Knut Fleckenstein.
Të pranishëm ishin dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe deputetët e Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka.
Në një prononcim për mediat, eurodeputeti Knut Fleckenstein nënvizoi rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.
Mes të tjerash, Fleckenstein u shpreh:
“Unë do të doja të falenderoja Kryetarin e Kuvendit Meta për ftesën. Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.
Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve. U uroj atyre dhe të gjithëve ju shumë fat”.