Ilir Meta:”E ardhmja është bujqësia,jo kanabisi”. Reagon ministri Tahiri
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka filluar fushatën për zgjedhjen e kreut të kësaj partie,tashmë që fushata është hapur dhe në garë është dhe Shezai Rrokaj.
Kështu, në një prononcim për mediat Ilir Meta shprehet se fokusi i tij janë zgjedhjet për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë një takimi me banorë dhe fermerë në Korçë, kryetari i Kuvendit dhe njëherazi edhe i LSI-së, Ilir Meta s’pranoi të komentojë zërat që e lidhin atë me një kandidim të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës.
“Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. Gara vetme ku marr pjesë është ajo e LSI-së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të mëtejshme që do ta nis nga Korça”, u shpreh Meta.
Kreu i LSI-së iu referua edhe çështjes së kultivimit të kanabisit, duke deklaruar se ardhmja e vendit është bujqësia dhe jo droga.
“Këtu jemi për çështjen e mollëve. Unë e kam një përgjigje që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabis prandaj politika duhet të marrë vendim dhe jo t’i shmanget. Por dhe partnerët europianë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të vendoset se si do të sillemi në të ardhmen për këtë fenomen”, tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Reagon mënjëherë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas deklaratës së Ilir Metës: