Meta në Berat për maratonën, por shkon edhe te Olimpiada e Matematikës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në nisjen e maratonës së 6-të në Berat.

“Një ditë e mrekullueshme sot në Berat, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në startin e maratonës së gjashtë të Beratit, me pjesëmarrjen e gjeneratave të ndryshme nga gjithë trevat shqiptare. Maratona është disiplina sportive që kërkon forcë, rezistencë, durim, besim dhe vizion për të arritur një finish të suksesshëm. Urova pjesëmarrësit dhe bashkinë e Beratit për traditën e krijuar dhe premtova që vitin e ardhshëm do të jem dhe unë njëri ndër garuesit e maratonës”, u shpreh Meta.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Ndërsa po sot Presidenti i Republikës ka takuar pjesmarrësit e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës.

Pas takimit Ilir Meta shkruan në profilin e tij në facebook: “Matematika është baza e shkencave dhe për të fituar betejat e vështira në jetë, ajo është shumë e rëndësishme. Urova sot dhe ju dhashë me shumë dëshirë dhe krenari medaljet fituesve të talentuar të olimpiadës mbarëkombëtare të matematikës, të mbajtur në Berat, ku morën pjesë nxënës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe lugina e Preshevës. Një falenderim dhe mirënjohje e veçantë për të gjithë mësueset dhe mësuesit, që përpiqen ta bejnë matematikën me tërheqëse dhe interesante për gjithë fëmijët. Urime për nxënësen nga Berati, Johana Bendaj, fituesen e Olimpiadës, që mori me meritë 99 pikë nga 100 të mundshme, të ndjekur nga të gjithë nxënësit e tjerë, që dolën të gjithë të fituar me pjesëmarrjen e tyre në Olimpiadë dhe vizitën në qytetin e bukur të Beratit” (Ilir Meta)

SHKARKO APP