Ilir Meta kërkon të takohen urgjent Rama dhe Basha për Nenin 88

Deklaratë për shtyp e Kryetarit të Kuvendit,  Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta, pasi u njoh me draftin e propozimit Hibrid për implementimin e Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, shpreh vlerësimin e tij për përpjekjet e ndërmarra për finalizimin me sukses të Reformës në Drejtësi.

Kryetari i Kuvendit vlerëson se palët janë shumë pranë arritjes së kompromisit dhe bën thirrje që në orët në vijim të ndërmerret çdo përpjekje për përafrimin përfundimtar të qëndrimeve mes palëve në mënyrë që data 21 korrik të jetë një histori suksesi për vendin dhe 30 vitet e ardhshme dhe jo një histori fajtorësh për politikën e ditës.

Kryetari i Kuvendit,  Meta shpreh bindjen se me vullnet të mirë dhe përmes një komunikimi konstruktiv dhe pa paragjykime në çdo nivel, përfshirë edhe një takim mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Opozitës, mund të kapërcehet me sukses dhe gjendet një zgjidhje në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias për të vetmen çështje që mban palët larg kompromisit.

Kryetari i Kuvendit shpreh besimin se kjo është e vetmja rrugë për t’u dhënë shqiptarëve reformën e domosdoshme në drejtësi, konsolidimin e shtetit ligjor dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

 

 

 

SHKARKO APP