Meta: Kriza e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në ngërç Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta, në konferencën e dhënë sot për mediat ku ka shpjeguar komunikimin me Komisionin e Venecias, foli dhe për zhvillimet politike.

Presidenti tha se për vendin dhe qytetarët nuk ka rëndësi vendimi i komisionit të PS-së që kërkon shkarkimin e tij dhe as rekomandimi i Komisionit të Venecias më 11 tetor. Kreu i shtetit tha se për shqiptarët është e rëndësishme data 18 tetor, dita që Bashkimi Europian do të vendos për hapjen ose jo të negociatave më Shqipërinë. Presidenti u shpreh se aktet e tij si kryetar shteti kanë qenë pikërisht në shërbim të procesit të integrimit dhe të shmangies së penalizimit të Shqipërisë.

Meta tha se ka bërë çdo përpjekje për dialog mes palëve, por nuk arriti dot t’i normalizonte situatën. Lidhur me kokëfortësinë e dy kampeve për të mos arritur një marrëveshje që do të kishte prioritet interesin kombëtar, Meta tha se kjo situatë i është dukur si një ngec i orkestruar nga jashtë për të mbajtur peng Shqipërinë.

Kjo ka qenë një situate artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, çdo gjë është e imponuar nga lart, një antagonizëm i orkestruar nga lart, ndonjëherë më duket se është e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në një ngërç Shqipërinë… një vend që duhej t’i ishin hapur negociatat me kohë”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

 

SHKARKO APP