Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta: Mafia e Rilindjes synon kapjen e sistemit të drejtësisë

Kryesore
E premte, 15 Nëntor 2019 10:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Meta ka bërë një deklaratë të fortë sot para mediave, ku iu drejtua mazhorancës dhe kryeministrit që të mos shkelin Kushtetutën dhe të mos synojnë kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Parlamenti shpërndahet me një dekret”. Kështu u shpreh presidenti i vendit, Ilir Meta, duke thënë se një bandë uzurpatorësh po përdhosin Kushtetutën prej dy vitesh.

Meta tha se në momentin e duhur do i drejtohet popullit dhe gjithë botës në mbrojtje të demokracisë.

“Po afron dita e referendumit”, tha Meta.

“Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të padiskutueshëm që është Gjykata Kushtetuese. Përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”, theksoi Meta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Meta theksoi se nuk ka asnjë konflikt institucional dhe kushtetues pasi çdo konflikt “është tërësisht i zgjidhur për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën”.

“Askush të mos guxojë të prekë Gjykatën Kushtetuese”, tha Presidenti, teksa shtoi se “do të jetë detyrë e popullit të Shqipërisë dhe Presidentit që t’i tregojë vendin kësaj bande uzurpatore”.

Kushtetuta ka vetëm një garant të pacënueshëm, tha Meta, Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, nuk ka institucion më të rëndësishëm në Republikë sesa Gjykata Kushtetuese dhe se nuk do të lejohet kapja e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lexoni edhe…

  • Rama: Jemi konsultuar me ekspertët ndërkombëtarë për Kushtetuesen
  • Majko: Na duhet dialog, jo ecje në një drejtim të paditur
  • Zbulohet skandali i Dvoranit. Konflikt interesi me gjyqet e një kompanie private
  • Manja: Nuk ka asnjë shans që Meta të shpërndajë parlamentin!
  • Lefter Maliqi: Revolucion demokratik për të mposhtur diktaturën  

Prononcimi i plotë i Presidentit Meta për mediat

Pyetje: Mirëmëngjes zoti President! Sot në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur, si anëtarja që ka marrë dekretin tuaj, ashtu edhe ajo që është betuar përpara noterit. A keni një koment se si do të zgjidhet kjo krizë?

Mund t'ju interesojë

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Para 9 orësh
A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Para 12 orësh
Pogradeci në errësirë totale, probleme edhe në Durrës

Pogradeci në errësirë totale, probleme edhe në Durrës

Para 13 orësh

Presidenti Meta: Është tërësisht e zgjidhur. Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën dhe meqenëse po afron 22 nëntori, dita kur populli shqiptar votoi me referendum Kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara, pavarësisht nga deformimet e pandershme që janë bërë me pabesi ndaj popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për të gjithë ata, të cilët mendojnë se betimi i Ilir Metës me dorën mbi Kushtetutë si President i Republikës së Shqipërisë, ka qenë një proces formal apo ceremonial:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ka vetëm një garant të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm në integritetin e vet, që është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura! Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë!

Është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi.

Parlamenti me një dekret shpërndahet!

Qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet! Presidenti, me një “impeachment” nga një parlament, jo nga ky, përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. E nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, do t’i bëj të qartë se në fund fare kjo është Kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë, dhe do të jetë detyrë e Presidentit të Shqipërisë dhe e popullit të Shqipërisë që t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe të gjithë shërbëtorëve e skllevërve të tyre, kudo ku janë.

Pyetje: Zoti President, a do të arrihet (a keni kompetencë) deri aty për të shpërndarë Parlamentin apo jo?

Presidenti Meta: Besoj se jam shumë i qartë. Secili të shikojë detyrën e vet, të zbatojë kompetencat e veta! Veprimet nga Presidenti do të vazhdojnë të jenë institucionale. Dhe në momentin e duhur Presidenti do t’i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë për interesin e popullit shqiptar, që është dhunuar në mënyrën më barbare, sidomos në këto dy vite kur u la qëllimisht edhe pa Gjykatë Kushtetuese. Ju faleminderit dhe i uroj edhe një herë punë të mbarë gjithë anëtarëve më të rinj të Gjykatës Kushtetuese!

Etiketat e lidhura

debatiedi ramaGjykata Kushtetueseilir metakonfliktKushtetueseKuvendperplasje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 14 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 12 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.