Meta-Muscat, intensifikim të marrëdhënieve ekonomike me Maltën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në vizitë zyrtare në Maltë. Pas takimit me presidenten e Maltes ku u prit me nderimet e kryetarit te Shtetit,  Meta është takuar sot me kryeministrin Joseph Muscat. Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Muscat, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në këtë përvjetor të 45-të dhe nënvizuan mundësitë për t’i intensifikuar më tej ato, veçanërisht në fushat ekonomike dhe kulturore.

Meta tha se Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë, duke shprehur besimin se përkrahja e saj nuk do të mungojë dhe procesin e rëndësishëm e të shumëpritur të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Kreu i Shtetit shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, duke nisur sa më shpejt me krijimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik sidomos sektoret jetike si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori financiar, teknologjia e informacionit, industria detare dhe logjistika portuale etj. Por jo vetem keto fusha. Presidenti Meta ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë, e cila mund të shërbejë edhe si një portë hyrëse për zgjerimin e biznesit së tyre në rajonin e Ballkanit.

Takimi me Kryetarin e Parlamentit të Maltës, Anglu Ferrugia

Në ditën e dytë të vizitës shtetërore, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit të Maltës, Anglu Ferrugia.

Presidenti i Republikës rikonfirmoi edhe një herë vullnetin e Shqipërisë për të intensifikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të përbashkët me Maltën.

Përveç mirënjohjes për mbështetjen e Maltës për Shqipërinë në axhenden e saj të integrimit europian, Presidenti Meta i shprehu kryeparlamentarit dëshirën për të thelluar kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy Parlamenteve.

Presidenti Meta vlerësoi se krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë, do të ishte një mekanizëm nxitës për njohjen më të mirë të zhvillimeve dhe arritjeve në secilin vend, dhe do të përshpejtonte nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe tregtare për të dy vendet.

Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona në kuadër të “Unionit për Mesdheun”.

SHKARKO APP