Meta: Nëse Komisioni Venecias thotë se kam shkel Kushtetutën, jap dorëheqjen

Ilir Meta në studion e Çim Pekës ka bërë deklaratë të fortë, kur i pyetur nga gazetari nëse Komisioni i Venecias jep konkluzion me fakte se Presidenti shqiptar ka shkelur Kushtetutën, deklaroi se “do të jap dorëheqjen nga President i Shqipërisë”.

Ja dialogu në studio:

Nëse Komisioni i Venecias thotë se Presidenti ka shkelur kushtetutën a do ta jepni dorëheqjen?

Patjetër. Nëse Venecia thotë që Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën unë do të largohem.

Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër.

Të thotë Venecia që e kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President, kjo nuk ndodh.

Sa herë qeveria e ka shkelur kushtetutën, sa herë qeveria ka rrëzuar ligje.

Ku e kam shkelur unë kushtetutën, këtë më thuaj?

Ka zhdekretuar thotë Vasilika dhe Ulsiu. Kanë marrë porosi për të thënë zhdekretuar, sepse nuk ka zhdekretim.

Unë kam dekretuar për të rrëzuar dekretin tim. Ky nuk është dekret që kontrollohet nga parlamenti’.

SHKARKO APP