Presidenti Meta sot në Mal të Zi. Podgorica mbushet me flamuj kuqezi
Presidenti Ilir Meta nis sot një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Sipas informacioneve që vijnë nga mediat e vendit fqinj, rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.
Këtë e vërtetojnë edhe këto foto të shkrepura dje në mbrëmje në Podgoricë, që tregojnë se këtë atmosferë kryeqyteti malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë, nuk e ka provuar gjatë vizitave të mëparshme të personaliteteve më të larta shtetërore.
Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.