Meta: “E enjte, si 20 vjet më parë, përsëri me legjendën e futbollit tonë, Rudi Vata”. Inagurohet Celtic Supporters Club Albania

Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë ceremonia e inagurimit të Celtic Supporters Club Albania. Kjo ceremonie do të mbahet në orën 20.30 me praninë e Presidentit Meta dhe legjendës së Kombëtares Shqiptare, ish-futbollistit të Celtic Fc, Rudi Vata.

‘Nesër, si 20 vjet më parë, përsëri me legjendën e futbollit tonë, Rudi Vata. 

Këtë herë jo për të festuar fitoren e kombëtares tonë, por për të inaguruar Celtic Supporters Club Albania.

#CelticFC Hail Hail!-shkruan Meta në një postim në profilin tij në fcb.

SHKARKO APP