Presidenti Meta:Përshëndes ndalimin e Klement Balilit
Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon për arrestimin e Klement Balilit.
“Falënderoj agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët ndërkombëtarë për presionin e gjithanshëm për arritjen e këtij suksesi”- shprehet Presidenti Meta në reagimin e tij.
Pyetje: Zoti Meta, a do ta dekretoni kryeministrin si ministër të Jashtëm?
Presidenti Meta: Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.
Pyetje: Si e komentoni dorëzimin e Klement Balilit?
Presidenti Meta: E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili uron policinë dhe SHISH-in për operacionin për arrestimin e Klement Balilit.
“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH”- thotë Rama.