Meta pritet në Bruksel nga Presidenti i PE Schulz dhe Komisioneri Hahn

Gjatë vizitës së tij në Brusksel, Kryetari i Kuvendit së Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn. Temë kryesore e takimeve me zyrtarët e lartë të BE-së ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë dhe përmbushja e reformave.

Meta-Schulz: Kuvendi do mbështesë fort e pa vonesa zbatimin e reformës  në drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u prit në Bruksel nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me të cilin vlerësuan progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Në këtë takim Meta shoqërohej edhe nga Ministrja për Integrimin Evropian Klajda Gjosha.

Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe të pandalur të Parlamentit Evropian ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit, duke nënvizuar se kjo perspektivë i shërben paqes e stabilitetit rajonal, dhe veçanërisht sigurisë mbarë-evropiane.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Schulz, pasi vlerësoi progresin e Shqipërisë në avancimin e saj drejt hapjes së bisedimeve me BE-në, e falënderoi Kryetarin Meta për rolin e tij në shërbim të stabilitetit e dialogut të brendshëm politik si dhe në interes të marrëdhënieve të mira në rajon.

Në këtë drejtim, Schulz theksoi se mungesa e bashkëpunimit politik dhe polarizimet e panevojshme në skenën e brendshme politike shqiptare, dëmtojnë integrimin e vendit. Meta u shpreh se stabiliteti i vendeve të Ballkanit dhe integrimi i tyre në BE frymëzon ndryshime thelbësore politike e sociale në secilin vend, ndaj është e rëndësishme që perspektiva evropiane e tërë rajonit të jetë e qartë dhe e sigurt.

fff

Në këtë kontekst, Meta theksoi se Kuvendi do vazhdojë të mbështesë fort e pa vonesa zbatimin e reformës kyçe në drejtësi, dhe shprehu mirënjohjen për mesazhet inkurajuese të Presidentit Schulz gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë si dhe për kontributin e vyer të eurodeputetëve Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, të cilët kanë qenë instrumentalë në inkurajimin e konsensusit dhe dialogut politik në Shqipëri në mbështetje të reformës në drejtësi dhe ligjit të dekriminalizimit.

Në përfundim, Meta dhe  Schulz biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian, duke vënë theksin në mbështetjen, që u duhet ofruar të rinjve shqiptarë në rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale dhe në eksperiencën që mund të përfitojnë në institucionet e Parlamentit Evropian.

Kryetari Meta nënvizoi se Shqipëria “mbështetet në përkrahjen tuaj dhe të Parlamentit Evropian për të avancuar perspektivën evropiane të tërë Ballkanit”.

Ilir Meta me Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn: Progres me reformat

Në përfundim të vizitës se tij në Bruksel, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, shoqëruar prej Ministres së Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, u pritën nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

meta-hahn1Kryetari i Kuvendit, Meta i shprehu mirënjohjen e thellë Komisionerit Hahn për punën e palodhur të Komisionit Evropian në hartimin e progres-raportit të fundit për Shqipërinë si dhe për rekomandimin pozitiv në mbështetje të çeljes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Meta nënvizoi se “Shqipëria shpreson që edhe Këshilli të ndajë të njëjtin opinion me Komisionin, gjatë mbledhjes së tij të ardhshme gjatë këtij muaji”.

Meta e falënderoi gjithashtu Komisionerin Hahn për rolin e tij personal dhe mbështetjen kyçe ndaj arritjes së konsensusit në miratimin e paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, duke shtuar njëkohësisht se konsensusi ishte kyç për legjitimitetin e reformës, dhe se Kuvendi mbetet tërësisht i angazhuar për avancimin me implementimin e saj pa vonesa gjatë javëve në vazhdim.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn u shpreh se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në përmbushjen e prioriteteve dhe e falënderoi Kryetarin Meta për mbështetjen e tij të vazhdueshme gjatë miratimit konsensual në Kuvend dhe në fazën e zbatimit me sukses të reformës në sistemin e drejtësisë, e cila është kyçe për integrimin evropian të vendit.

meta-hahn2Hahn theksoi se suksesi i reformës së drejtësisë dhe ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri do të prodhojë lajme të mira për gjithë rajonin e Ballkanit, i cili ka nevojë për momente pozitive.

Kryetari Meta dhe Komisioneri Hahn biseduan në përfundim mbi zhvillimet e fundit në rajon ku u theksua veçanërisht rëndësia e Procesit të Berlinit dhe ajo e avancimit të dialogut me rezultate të prekshme mes Kosovës e Serbisë, si dhe rëndësisë së madhe të mbarëvajtjes së zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni.

meta-han2Duke vlerësuar rolin tradicional pozitiv të Shqipërisë në rajon, Meta dhe Hahn ndanë bindjen e përbashkët se Ballkani ka nevojë për forcim të stabilitetit, ndërlidhjes dhe sigurisë, dhe në këtë kontekst marrëdhëniet solide të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duhet të shkojnë vetëm drejt forcimit dhe intensifikimit, me të gjithë fqinjët dhe vendet e tjera të rajonit.

SHKARKO APP