Ilir Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon në hapjen e negociatave me BE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për komisionin hetimor dhe sulmet që mazhoranca po bënë ndaj kreut të shtetit.

Në një reagim në Facebook, Presidenti shprehet se sulmet ndaj kreut të shtetit nuk ndihmojnë në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”,- deklaron kreu i shtetit në reagimin e tij në rrjetet sociale.

“Të pezullohet hetimi i Presidentit derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese”

SHKARKO APP