“Të pezullohet hetimi i Presidentit derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese”

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta u mblodh sot për të diskutuar mbi vijimin e procedurës kundër kreut të shtetit dhe miratimin e planit të hetimit.
Që në nisje të mbledhjes, kreu i komisionit, socialisti Usli Manja pranoi se vendimmarrja e Kuvendit kundër kreut të shtetit është politike. “Pavarësisht se ne do zbatojmë ligjin, në fund vendimmarrja e Parlamentit është politike dhe i takon Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit. Shkarkimi i Presidentit është një marrëdhënie mes Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që këto ditë do të vijnë dhe përfaqësuesit e Komisionit e Komisionit të Venecias për të vijuar procedurat”,- tha Manja.

Manja e tha në mënyrë të qartë se nisma e PS ndaj Metës është politike dhe jo ligjore. Madje ai shtoi se çdo vendim politik do të kushtëzohet nga Gjykata Kushtetuese dhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndërkohë deputeti Alban Zeneli, i cili hyri në Kuvend nga listat e opozitës, tha se para se Kuvendi të marrë vendim do të ishte normale që të ishte ngritur Gjykata Kushtetuese.
Nuk duhet të krijojmë praktikën e vakancave në institucione. Domethënë të shkarkojmë kreun e shtetit dhe më pas kur të ngrihet Gjykata Kushtetuese e vlerësojmë. A nuk do ishte më mirë që të presim Gjykatën Kushtetuese sa të ngrihet dhe më pas e votojmë. Nuk duhet të lejojmë krimin në vakanca institucionale”,- tha Alban Zeneli.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. Ai tha se do të ishte më e logjikshme pritja e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe më pas vijimi me procedurën e hetimit dhe shkakrimit.
Por kjo kërkesë nga ana e PS-së u cilësua si pezullim i hetimit dhe nuk mund të pranohet. Ndërkohë PS ka vijuar sot me rrëzimin e dekreteve të kreut të shtetit. Konkretisht janë miratuar dhe një herë ligjet e kthyera nga Presidenti Ilir Meta për koncesionet dhe vendimet e tjera abuzive të kësaj mazhorance.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetja Vasilika Hysi tha se “mosngritja e Gjykatës Kushtetuese nuk pengon hetimin”. “Ne nuk varemi nga Gjykata Kushtetuese”,- tha Hysi. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe deputeti i PS-së në Skrapar, Adnor Shameti, i cili kërkoi që të mos ketë pezullim hetimesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?