Presidenti Meta takon kancelaren Merkel: Mesazhe të forta nga Mynihu (FOTO)
Presidenti Ilir Meta është takuar sot në Mynih me kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë Konferencës së Sigurisë.
“Mesazhe të forta dhe të qarta të Kancelares Angela Merkel sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih Mësimet e nxjerra që nga koha e pas Luftës II Botërore mbeten po aq aktuale sot: uniteti europian dhe partneriteti Trans-Atlantik në themel të sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot. Marrëveshja e Prespës, një nga arritjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë gjatë kësaj kohe”,- shkruan Presidenti Meta në një mesash në Facebook.