Meta, tek Çani: “Ka qenë një operacion mafioz, politik, financiar e mediatik”

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit për akuzat në çështjen CEZ – DIA. Ai se emri i tij u lidh qëllimisht me këtë çështje. “Ka qenë një operacion mafioz, politik, financiar e mediatik”, – tha Meta duke shtuar: “Kërkohej të goditej edhe qeveria edhe Sali Berisha”.

Përsa i përket darkës që pati me kryeministrin Rama në restorant “Prestige” më 20 janar ai dha pak detaje. Sipas tij ishte një darkë miqësore, e cila erdhi me ftesë të Irfan Hysenbelliut.

“Po si mund t’i rezistosh ftesës së Irgan Hysenbelliut?! Unë dhe Rama jemi zakonisht bashkë, por në këtë rast respektova ftesën e tij. Ishte një darkë miqësore dhe ne kemi qenë të ftuar. Në darkë nuk ka qenë Koço Kokëdhima. Aty ka qenë edhe Luan Bregasi”, – tha Meta.

Më pas, kreu i Kuvendit tha se me Ramën ka një bashkëpunim mjaft të mirë. “Ne jemi në një bashkëpunim. Jemi më pranë konsensusit seç duket në ekrane”, tha kreu i Kuvendit. Ne nje moment Ilir i tha Çanit se ” ju te gjithe jeni nga shkolla e Nikoll Lesi e “KOHA JONE”.

SHKARKO APP