Mijëra forca policie ruajnë Ramën, Vuçiç dhe Zaev

Mijëra forca policie kanë rrethuar sot në mëngjez Durrësin dhe ishin shtrirë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë. Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës shkuan Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviç dhe Aleksandar Vuçiç. Ata shikuan nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

E gjithë zona përreth ishte rrethuar nga forca të shumta policore. Në çdo rrugicë kishte forca policie. Të gjitha akset rrugore në autostradë nën kontroll me ushtarë e oficerë të Gardës me automatikë.

Zaev, Gjukanoviç dhe Vuçiç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.

Por ajo që të bën përshtypje mbetet se forcat e policisë po ruanin të mos afrohet asnjë banorë që të ankohet te kryeministri Rama apo nga qytetarët e VetVendosjes se mos gjuajnë me domate presidentin serb. Në Tiranë dhe përgjatë autostradës janë fshirë parullat anti Vuçiç, gjatë gjithë natës. Po kështu me qen që hetojnë eksplozivë është kontrolluar nën rrënoja në Durrës.

Nga mbrëmë e deri më sot Tirana dhe Durrësi ndodhen si nën shtetrrethim. Hoteli ku rrijnë “tre baballarët” e Ballkanit, të cilët Vetvendosja i quan tradhtarë dhe anti-kosovarë ruhet nga SHISH, policia kriminale dhe forca civile që nuk dihet se çfarë statusi kanë.

Po kështu qeveria shqiptare ka vënë kontrollues të çdo ushqimi apo pije për Rama, Vuçiç dhe Zaev se mos ka infiltrime për ti helmuar. Edhe për nevoja personale, sidomos dy liderët- vellëzër Rama-Vuçiç, shkojnë me shumë roje trummëdhenjë. Kryeministri maqedonas ka ardhur vetëm me një roje, ndërsa presidenti serb ka shumë forca speciale serbe me vete. Kurse me i qeti dhe pa komplekse frike është presidenti malazez.

 

SHKARKO APP