Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:31 GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet Grand Theft Auto 6 shiti mbi 32 milionë kopje në 24 orët e para, me 3.79 miliardë dollarë shitje, sipas vlerësimeve të kompanisë. Administrata…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Mijëra pensionistë italianë turren drejt Shqipërisë për të kaluar pleqërinë!

Mijëra pensionistë italianë turren drejt Shqipërisë për të kaluar pleqërinë!

Kryesore
E diel, 24 Dhjetor 2023 17:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gëzim Kabashi-

Mijëra shtetas italianë kanë vendosur ta kalojnë pleqërinë e tyre në Shqipëri pas marrëveshjes së qeverive të të dy vendeve që mundëson anulimin e taksimit për pensionet italiane.

Juljeta dhe Giuseppe kanë ftuar 11 mysafirë për darkën e Krishtlindjes. Të zotët e shtëpisë janë njohur në Napoli vite më parë dhe njësoj si 4,000 bashkatdhetarë nga Italia jetojnë në Durrës.

“Disa janë miq pensionistë italianë që banojnë pranë nesh, ndërsa të tjerët shokë e familjarë durrsakë”, tha Juljeta.

“Çdo të shtunë, në katedralen ‘Shën Luçia’, famullitari e zhvillon meshën në gjuhën italiane dhe kisha është plot.  Por herën e fundit frekuentimi ishte i ulët, pasi një pjesë e mirë kanë shkuar në Itali për festat e fundvitit me familjet e tyre”,  tha për BIRN Juljeta Palumbo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Numri i shtetasve nga Italia që jetojnë në vendin tonë u shtua vitet e fundit, pas marrëveshjes së qeverive të të dy vendeve, që mundëson anulimin e taksimit për pensionet italiane.

“Marrëveshja dypalëshe këtu na mundëson defiskalizimin.  Pra, pensionistët italianë që banojnë në Shqipëri nuk paguajnë taksa për pensionin italian”, tha për BIRN Giuseppe Palumbo, i cili mban detyrën e sekretarit nacional të Shoqatës së Italisë në Botë, AIM, duke shtuar se “për shkak të legjislacionit italian, pritet një ndryshim i marrëveshjes së mëparshme”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përvoja të tilla lehtësuese ishin krijuar më parë në Portugali, Bullgari, Tunizi, etj., por aktualisht këto vende kanë vendosur t’i mbyllin marrëveshjet për defiskalizimin dhe pensionistët po u drejtohen qyteteve shqiptare.

Sipas Palumbos, sot në vendin tonë llogaritet një komunitet prej 19 mijë pensionistësh italianë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë kryesisht në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Të moshuarve u shtohet edhe një grup i madh sipërmarrësish dhe të punësuarish nga Italia, të cilët punojnë në qytete të ndryshme shqiptare.

Ata kanë krijuar jo pak miqësi me vendasit dhe në Durrës një gjë e tillë nuk është e vështirë për shkak të italishtes, që njihet masivisht nga të gjitha moshat.

Por pensionistët italianë në Shqipëri nuk e kanë të lehtë të organizohen për veprimtari të përbashkëta dhe aq më shumë për të krijuar grupime apo shoqata.

Gaetano Castellon bashkatdhetarët e tij e quajnë “dekani” i italianëve në Durrës.

Sipërmarrës për impiantet e gazit që nga viti 1992 në Vlorë, Tiranë dhe Durrës, 81-vjeçari është një nga frekuentuesit e shfaqjeve të të gjitha llojeve edhe në Durrës dhe kryeqytet, madje në oborrin e banesës së tij historike që prej tre vitesh organizon festën e 2 qershorit, Ditën e Republikës së Italisë.

“Mulliri i Bullgarit”, 6 km larg qytetit, është ndërtuar në fundin e shekullit të 19-të nga një grup mjeshtrash nga Sardenja, Itali.

Sipas Gaetanos, ata sapo kishin përfunduar ngritjen e katedrales “Shën Luçia” në qendër të Durrësit, kishën katolike ku kanë kontribuar figura të rëndësishme të historisë sonë si Dom Nikoll Kaçorri apo Dom Vinçens Prendushi.

Gaetano është një nga italianët e shumtë të Durrësit që nuk flasin gjuhën shqipe, ndonëse prej shumë vitesh jetojnë në Shqipëri.

“E vërtetë, por kur unë përpiqem të them diçka në shqip, menjëherë miqtë shqiptarë përgjigjen në gjuhën time”, justifikohet Gaetano.

Miqtë e tij shqiptarë dhe të huaj festuan edhe kur presidenti i Republikës së Shqipërisë e nderoi atë me titullin “Për merita të veçanta civile”.

Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, pensionistëve italianë nuk u lejohet të punojnë në shtetin ku janë vendosur.

Por disa prej tyre kanë gjetur mundësi për të qenë të vlefshëm.

Angela, një zonjë 69-vjeçare, shkon çdo ditë në një nga qendrat e kujdesit shëndetësor dhe u vjen në ndihmë të moshuarve apo pacientëve që kanë nevojë. “Ndihem mirë kur më falënderojnë dhe, mbi të gjithë, bëhem e dobishme”, shton Angela.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek...

Para 2 orësh
Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Para 16 orësh
Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin,...

Para 23 orësh

Por jeta bën të vetën dhe tashmë në varrezat e Durrësit pushojnë përjetësisht edhe pensionistët e parë italianë.

“Francesca Savoca, 65 vjeçe, ndërroi jetë para një muaji pas një ataku kardiak. Bashkë me të shoqin, që të dy nga Mesina, ata kishin punuar për vite me radhë në Lugano Zvicër”, tha znj Angela për BIRN.

“E varrosëm pranë të shoqit në varrezën e re të Durrësit, ashtu siç e kishte lënë amanet”, shtoi ajo.

Edhe Giuseppe Palumbo nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pasioni i tij artistik.

Në kuadër të një shoqate kulturore, ai dhe bashkëshortja kanë organizuar koncerte në Durrës, Sarandë dhe Gjirokastër.

“Në amfiteatrin e Durrësit u krijua një atmosferë mjaft e bukur dhe, veç Juljetës, ishin ftuar edhe artistë nga Napoli”, tha Giuseppe.

“Ne po punojmë për një binjakëzim kulturor mes Durrësit dhe Napolit”, përfundoi napoletani i dashuruar me Durrësin./BIRN/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 2 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 7 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit
Para 10 minutash

Nga makthi i finales së Champions-it te rilindja në Gjermani, Loris Karius në radarët e Bayernit

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
Para 31 minutash

E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.