Mijëra protestues drejt Tiranës

Në këto momente raportohet se mijëra protestues po vijnë nga rrethet. Policia ka bërë kontrolle, por nuk ka krijuar asnjë problem me autobuzët dhe makinat që janë me protestues drejt kryeqytetit.

Një përplasje ka ndodhur në rrugën e Kombit kur u desh ndërhyrja e drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit që autobuzi me militantë të PD të vazhdonte udhën drejt Tiranës.

Nga Shkodra dhe Fieri mësohet se do të jenë mijëra, ndërsa Elbasani është bllokuar nga moria e makinave me flamurin e PD, të cilët do të nisen drejt kryeqytetit nga ora 18.00.

Po kështu çdo rreth ka bërë organizimin e tij që të sjellë sa me shumë veta.

Tirana do të jetë sot kryelajmi në krejt botën shqiptare nëpër Botë, pasi protesta do të ndiqet nga miliona qytetarë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe çdo shtet ku ka shqiptarë.

Berisha ka premtuar se do të jetë protestë gjigande dhe pa sherre e dhunë. Kjo do të jetë, sipas Berishës, fillimi i një seri pa ndalesë protestash që do të vazhdojnë në vjeshtë.

Sipas analistëve nëqoftëse sot në ora 19.00 para kryeministrisë mblidhen dhjetra mijëra vetë, atëhere qeveria ka filluar ditët e rënies finale. Por nëse do të jenë pak veta në raport me pritshmerinë dhe varferinë, atëhere Edi Rama do të mbreterojë gjatë deri nga viti 2030.

SHKARKO APP