Miku i Edi Ramës, ish-kryeministri britanik Blair, po negocion me Vuçiç

Disa herë ishte folur se pas dyshes Vuçiç-Thaçi fshihet dora e kryeministrit Rama. Dhe përditë po del në dritë të diellit se Edi Rama është në lojë, ndonëse nxjerr ministrin e jashtëm Bushati që ta kritikojë versionin mes presidentit serb dhe presidentit kosovar. Dihet tashmë se ish-kryeministri britanik Toni Blair është mik i ngushtë i Edi Ramës, bile qeveria shqiptare ka paguar atë në shuma të majme si këshilltar special.

Por express i Kosovës shkruan se presidenti i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, thotë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në emër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po negocion për “ndarjen e kufirit” me Kosovën.

Vajtje ardhjet e ish-kryeministrit britanik Londër-Tiranë-Beograd-Tiranë-Londër tregojnë se ai po luan një rol. Natyrisht ai tashmë ka zyrë private këshillimore dhe paguhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një njoftim për media të partisë së Vuk Jeremiq, thuhet se javën e kaluar, Blair për këtë temë ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me zyrtarë francezë, ndërsa javën e ardhshme do të ketë një takim edhe me përfaqësues të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nga zyrtarë shumë seriozë e të lartë, kam marrë vesh se Tony Blair për këtë shërbim merr para nga Lindja e Afërt. Përmendet edhe shuma prej 150.000 dollarësh në muaj, plus kompensime për punën e kryer, nëse Blair zbaton idenë e Vuçiqit për ‘demarkacion’ dhe Prishtina bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Jeremiq në televizionin serb N1.

Jeremiqi ka shtuar se për takimet e Blair me Angela Merkelin dhe me zyrtarë amerikanë ka mësuar nga disa burime shumë të informuara, në mesin e të cilëve janë edhe ata nga Evropa.

“I bëj ftesë Vuçiqit që të më hedh poshtë nëse nuk është e vërtetë kjo që po e them. Tani po zhvillohet manovra më e rrezikshme taktike e Vuçiqit në lidhje me Kosovën që kur ka ardhur në pushtet. Kush e ka paguar Blair dhe çka ka përfituar Serbia nga dhënia e parave ish-kryeministrit britanik”,- ka pyetur Jeremiqi.

Ish-ministri i Jashtëm serb, Jeremiq, thotë se Vuçiqi “përmes lotëve të krokodilit ka deklaruar humbjen e politikës për Kosovën” në mënyrë që zgjidhja e problemit të Kosovës të largohet nga sytë e publikut dhe pastaj, kur përfundimisht të arrihet marrëveshja, të bëjë një “politikë blickrig” që zgjidhja të jetë e pranueshme në Serbi.

Pra Blair me lejen e Ramës, Vuçiç dhe Thaçit po luan fijet për të firmosur ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ky plan Kosova humb veriun e Mitrovicës, Trepçën dhe liqenin e Ujmanit.

Nëse në vitin 1999 Toni Blair si kryeministër i Britanisë, bashkë me Presidentin Bill Clinton e çliruan Kosovën nga pushtimi serb, ndërsa sot ai po bën tratativa për ndryshim kufiri, ku siç duket fiton Serbia.

Ish-kryeministri britanik njëherë e çliroi, kurse tani po e ndan!

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?