Ministrat e Ramës ndeshje kundër ambasadorëve të huaj në Tiranë
Ministrat luajtën mirë. E njohin triblimin. Por edhe e ruajtën b… pasi ambasadorët e kishin me qejf gjuajtjet në disa zona te ministrave!
Kush e ka humbur si lajm mund të marrë vesh se një pjesë e ministrave shqiptarë luajtën një ndeshje futbolli në stadiumin “Selman Stërmasi” me përfaqësues të ambasadave. Ndër më aktivët në fushë ishin ministri Tahiri që shënoi edhe një gol dhe deputeti Eduard Shalsi që shënoi dy të tjerë.
Ndeshja përfundoi 3-3 dhe nuk u gjuajtën penallti. Kryeministri Rama mungoi edhe si spektator ndërsa skuadrës iu bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj.