Klosi-Ikonomi: Call Center janë të rëndësishëm. Negociata me Italinë

Ministria e Ekonomisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizuan takimin me përfaqësues të kompanive Call Center, që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.Në hyrje të këtij takimi, ministri I  Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi shprehu mbështetjen për sipërmarrësit e këtij biznezi në Shqipëri. Ministri Klosi informoi se është kontaktuar dhe po vijohet të kontaktohet me shtetin Italian, në mënyrë që projektligji që po diskutohet në shtetin fqinj, të mos ndikojë në aktivitetin e bisneseve Call Center në Shqipëri.

Mes Ministrave Ekonomi e Klosi, dhe përfaqësuesve të kompanive Call Center, u ra dakort përpilimi i një qëndrimi të përbashkët për të qenë në një linjë në komunikimin intensiv me shtetin italian.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që rregullat që vazhdojnë të vendosen nga shteti italian për sa i përket këtyre kompanive të jenë sa më pak ndikuese në aktivitetin tuaj dhe biznesin tuaj”    – deklaroi ministri Klosi. 

“Shprehnim gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare për të qënë në krahun tuaj dhe për të vazhduar negociatat me partnerët italian”- u shpreh ministri Klosi“.

Ju konsiderojmë aleat dhe jo vetëm në këtë takim, por cdo ditë do jemi të gatshëm të dëgjojmë zërin tuaj”- shtoi  ministri i MMSR.

                          Fjala e ministrit Klosi

Si Ministër i Mirëqenies Sociale, si merret me problematikat e punës, do doja që në hapje të këtij takimi të theksoja të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për aktivitetin tuaj. Si ministër që I ka të dy aspektet mbështetjen e punësimit, por dhe mbështetjen e fuqizimit të rinisë shqiptare ne njohim, vlersojmë dhe mbështesim të gjithë sipërmarrjen e 804 kompanive që ushtrojnë aktivitet Call Center në Shqipëri dhe po ashtu ne vlersojmë shumë punësimin e 25 000 të rinjve shqiptar në këtë aktivitet.

Natyrisht edhe raportet tona janë për tu përmirësuar, raportet dhe rregullat e shtetit shqiptar në këtë aspekt lënë për tu dëshiruar. Ne së bashku kemi kontaktuar disa herë për të parë mundësinë e mbështetjes më të  madhe që mund të vijë nga shteti apo dhe vendosjes së rregullave të qarta në raport ndërmjet institucioneve tona, por dhe në këtë moment të ri të raportit të shtetit Italian ne do donim të shprehnim gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare për të qënë në krahun tuaj dhe për të vazhduar negociatat me partnerët Italian.

Ajo që ne do donim të bënim qartë me partnerët Italian është që Shqipëria tashmë është një vend që ka ndryshuar statusin dhe në raport me Bashkimin Europian. Hapja e negociatave që pritet aë shpejti apo dhe pasjes së statusit të vendit kandidat mund të jetë një moment shumë I favorshëm edhe në raport me problematikën tuaj.

unnamed-1

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që rregullat që vazhdojnë të vendosen nga shteti Italian për sa I përket këtyre kompanive të jenë sa më pak ndikuese në aktivitetin tuaj dhe biznesin tuaj. Realisht ne kemi shumë për të bërë me njëri-tjetrin por në përballje me këto ndryshime ligjore që vinë nga shteti Italian do donim që t’ju konsideronim aleat dhe jo vetëm në këtë takim por cdo ditë do jemi të gatshëm të dëgjojmë zërin tuaj.  Nëpërmjet edhe aktivitetit tonë diplomatik të shtetit shqiptar, ambasadores sonë në Romë dhe gjithë përfaqësuesve tanë në shtetin Italian do të kemi mundësinë të kontaktojmë me autoritetet italiane.

Ambasada Italiane në Tiranë është e angazhuar qartazi që kjo punë të marri zgjidhje në favor të biznesit tuaj dhe në favor të 25 000 shqiptarëve, të cilët punojnë pranë këtyre bizneseve. Ne do donim shumë që ta dëgjonim opinionin tuaj dhe të kishim mundësinë që reagimi jonë të ishte një reagim I përbashket pasi mendoj që në këtë moment jemi aleat me njëri-tjetrin.

SHKARKO APP