Ministri i Financave Ahmetaj: Kemi 94 vota, por edhe 71 vota për qeverisjen!
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka qene mjaft i drejtperdrejt dhe sfidues kur i pyetur nga gazetarët ne dalje te seances parlamentare nese i kane 94 votat per votimin e draftit te Reformes ai tha duke qeshur se “reforma votohet sot pa asnje merak me 94 vota”. Dhe pa e pyetur njeri shtoi se “kemi edhe 71 vota per te vazhduar qeverisjen”.
Pra e theksoi se kemi 71 vota dhe perderisa sot mazhoranca ka diku tek 87 vota bashke me LSI dhe PDIU ministri e permendi kastile faktin se “kemi 71 vota..”. Pra ishte nje pergjigje ndaj idese se perhapur se qeveria rrezohet pas reformes keto dite. Edi Rames i duhen 71 vota, pa LSI, qe te vazhdoje qeverisjen. Me sa duket levizjet e Edi Rames prej pak ditesh, duke iu dhene darka deputeteve, nje gje jashte natyres se tij, tregon se po punon te bleje apo dhene favore disa deputeteve te cilet bejne numrin 71 deputetë.
Ministri i Financave Ahmetaj qe eshte ministri mik dhe besnik i Kryeministrit Rama e tha faktin e 71 votave , pasi duhet te dije se per çfare skeme po punon kryeministri Rama.
Gjithsesi qeveria ka rene dhe pritet vetem akti i fundit.