Ministri Arbjan Mazniku: Këtë fundvit kemi gati një bonus që do të jetë më i lartë se çdo herë tjetër për pensionistët
“Këtë fundvit kemi gati një bonus që do të jetë më i lartë se çdo herë tjetër, si një shenjë vlerësimi për kontributin e tyre ndër vite dhe kemi nisur punën për një skemë të re për rritjen e pensioneve”– shkruan Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku gjatë takimit me pensionistët e Gramshit si drejtues politik i PS në qarkun e Elbasanit.
Me tej ministri sqaroi pensionistët se “Kemi nisur punën për një skemë të re për rritjen e pensioneve”. Në të vertetë kryeministri Rama ka disa javë që ka urdhëruar ministrat, kryebashkiakët dhe deputetët të takohen kokë me kokë me pensionistët për t’iu shpjeguar gjendjen reale të ekonomisë dhe planin që në mandatin e katërt, qeveria do të rrisë ndjeshëm pensionet.