Ministri Çuçi i tregon biznesmenit Pëllumb Salillarit sekuestrimin, dhurimin ose burgun!
Ministri brendshëm Bledi Çuçi i dha sot dy rrugë pronarit që ka ndërtuar pa leje në zonën e Farkës në Tiranë; ta para-blejë me çmimin e tregut ose ta dhurojë. Në të kundërt, sekuestrohet dhe i kalon shtetit.
Biznesmeni që ka ndërtuar kate pa leje quhet Pellumb Salillari dhe njihet si një miliarderët e Shqipërisë.
“Jemi në zonën e Farkës, ku grupi verifikues në zbatim të VKM-së së fundit për konfiskimin e shtesave pa leje ka verifikuar një ndërtesë tjetër që ka rreth 1200 metra katrorë jashtë lejës. Këtij subjekti do ti lëmë dy opsione: i pari është ta parablejë shtesën me çmimin e tregut të indeksuar dhe këto para do të shkojnë në dispozicion të agjencisë së shpronësimeve. I dyti është që ta dhurojë këtë shtesë dhe në këtë rast këto kate dhe shkojnë për shërbimins social.
Nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione, do të konfiskohet për interes publik. Nëse zgjedh opsionet e para fillojnë procedurat e legalizimit dhe shmanget edhe ndjekja penale. Ky është një mesazh i qartë dhe grupet do të vazhdojnë në të gjithë Tiranën dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Zbatimi i ligjit do të shtrihet në të gjithë vendin. Qëllimi jonë është të parandalojmë dhe të mos kemi më ndërtime pa leje. Ky fenomen të marrë fund më në fund”, tha Çuçi.
Me sa duket Salillari do të paguajë çmimin e tregut për katet pa leje, duke mbajtur në xhep foton me kryeministrin.
Në foto: Kryeministri Rama duke puthur kokën e Pëllumb Salillarit