Gjiknuri bëri “kurban” në Ditën e Kurbanit një batalion me drejtues të PD

Muharrem Rama i PS-së fiton bindshëm, bile tmerrsisht frikshëm me mbi 4162 vota diferencë kundrejt kandidatit të PD-së,Sherefedin Shehu. Eshtë shifër që nuk lë asnjë të dyshojë për rezultatin e tij. Bile kaq diferencë nuk e kishte menduar asnjëri nga të dyja palët, për vete. Në selinë e PS-së para ditës së Kurban Bajramit bënin sikur e kishin të fituar Bashkinë e Dibrës, porse dukej se karikonin “bateritë” elektorale, sepse ishin të sigurtë në humbje. Ndërsa selia blu dhe krejt shtabi gjigand i deputetëve të djathtë në Dibër krijonin idenë e një fitore të padiskutueshme, edhe për faktin se ishte një bastion historik i PD-së si dhe kandidati Sherefedin Shehi ishte pa asnjë diskutim një profesionist dhe politikan pa vese. Pra PD-ja ishte në avantazh psikologjik dhe politik.

Nga ana tjetër shtabi i Ramës së Dibrës, përzgjedhur nga Rama i Tiranës, kishte minuse që vinin nga qeverisja trevjeçare e qeverisë, pasi çdo herë kostot e qeverisë qendrore i paguan administrata lokale. Kishte disavantazhin e “brekëve” të Shukriut, si edhe faktin Edi Rama nuk shkoi shpesh në Peshkopi, kurse lideri i opozitës Lulzim Basha mori çadrën dhe ul në fshatrat e Dibrës. Natyrisht një metodë perendimore elektorale, e pranuar, e mirëpritur, por jo inkurajuese për shkak se me sa duket PD-ja ka nevojë shumë për “revolucionarizim” në kupolë dhe largim të figurave antipatike në selinë blu, të cilat nuk sjellin shpresë për qeverisjes së vitit 2009-2013.

Por, ndonëse duket si hipërbolë, fakti që vetëm një ministër si Damian Gjiknuri, me një staf modest politik pas vetes, mposhti krejt taborrin demokrat ku ishin deputetë, sekretarë, lider, ish- zyrtarë të PD-së,etj tregon se opozita ka nevojë për strukturim ndryshe të strategjisë elektorale, nëse synon vertet të vijë në pushtet.

Natyrisht që kishte edhe një interes tjetër popullor të zonës, sepse flitet për “Rrugën e Arbërit”. Kryeministri Rama e shfrytëzoi bukur ndjeshmërinë dibrane për këtë rrugë me të cilën për 45 minuta vjen në Tiranë. Rama u tha në mitingun e së majtës se ” Rrugën do ta bëjë unë dhe nuk iki nga kryeministër pa e mbaruar”. Duket se mençuria dibrane e cila nuk mungon asnjëherë dhe kurdoherë, ka bërë llogaritë. U ka dalë se me mirë me “Rrugën e Arbërit” se sa me Sherefedin Shehun kryetar.

Zgjedhjet e Dibrës u kthyen nga vetë PD si një bast për rrëzimin e qeverisë Rama dhe fillimin e valës antiRama në krejt vendin. Pra nga zgjedhje vendore u kthyen në zgjedhje politike. Natyrisht që edhe Edi Rama iu përgjigj sfidës me të njëjtën monedhë; dërgoi në krye të shtabit të Dibrës ministrin Damian Gjiknurin, i cili vuri fall me veten. Nëse do humbiste PS-ja atëhere Gjiknurit i ikte karrikja e ministrit, por edhe e ardhmja politike në PS. Prandaj fitorja e thellë e kandidatit të majtë tregon se gjasat janë që elektorati e ka pranuar qeverisjen e Edi Ramës me mirë se atë të PD-së, ndonëse ky është një bast lokal. Por, për dreq, selia blu e ktheu  vetë në bast politik kombëtar.

Mazhoranca PS-LSI-PDIU tregoi se mbetet solide edhe kur ka qejfmbetje. Tani PD-së i duhet të pranojë rezultatin e Dibrës. Bile Sherefedin Shehu të shkojë dhe ti jap dorë kandidatit-mik familjar të PS-së, Rama.

Damian Gjiknuri bëri “kurban” një lider opozite dhe pothuaj krejt urdinë e deputetëve të PD-së, kësisoj ka nevojë urgjente që Lulzim Basha, i cili shquhet për lidership europian të ndryshojë strategji, pa harruar edhe pastrim të kupolës së selisë blu.

 

 

SHKARKO APP