Ministri Dervishaj, kryebashkiaku Veliaj dhe përplasja PS-LSI në -20 gradë

Situata e këtyre ditëve me kushte jashtëzakonisht të vështira të motit ku ngrica, akulli e bora kanë pushtuar krejt vendin solli dhe një mënyrë indirekte për të parë se cilët ishin pushtetarët e punës e të sakrificës. Natyrisht që çdo zyrtar, aq me tepër zyrtarë të lartë, e kanë për detyrë të jenë në krye të punëve, sidomos këto ditë ngricash të papara. Por, si kudo e përherë, jo të gjithë janë në krye të detyrës apo sakrificave. Tashmë  dihet se jemi minus deri në 20 gradë në rrethet e Veriut, Juglindje dhe kudo nën zero gradë. Impenjimi mbetet maksimal nga institucionet shtetrore, pasi është jo vetëm detyrë, porse edhe çështje dinjiteti personal për cilindo zyrtar. Kushdo e nxjerr një vlerësim për impenjimin e sejcilit. Bie në sy përkushtimi dhe kryerja e detyrës nga ministri i Transportit Sokol Dervishaj, i cili është prej disa ditëve ndodhet ditë-natë në zonat e Veriut, Kukës dhe Dibër, duke kontrolluar vetë rrugët si dhe duke mos qëndruar në zyrën e ministrit. E kemi parë mes ngricave në rrugët e Veriut duke ndjekur zhbllokimin e rrugëve si dhe duke nisur nga celulari ministror çdo informacion për gjendjen e rrugëve në vend. Pamjet flasin vetë, fotot nuk kanë nevojë për koment për ministrin Dervishaj. Natyrisht që jo gjithçka shkon përfekt, pasi akoma jemi shtet me takat të vogël e ku buxheti i shtetit nuk ka pajisur çdo bashki me automjetet e duhura për raste të tilla emergjence. Por Ministri Sokol Dervishaj është shembulli pozitiv se si një ministër duhet të punojë dhe të jetë pranë njërëzve në nevojë. Nuk themi se ministrat e tjerë janë në gjumë-ngrohtë në zyrat apo shtëpitë e tyre në Tiranë. Kemi parë edhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri në krye të punëve. Por jo shumë ministra, realisht.

Po kështu, ndonëse e kritikojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për skenat fine mediatike, përsëri ai mbetet shembull i punës. Jo vetëm përditë, porse edhe këto ditë emergjence kombetare të motit të keq. Natyrisht që Erion Veliaj është mjeshtër i “shitjes” së punës së tij dhe mbetet meritë personale se si e reklamon punën e tij, por e verteta flet vetë; një Bashki Tirane në krye të punëve.

Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj i LSI nuk ka aftësinë e “shitjes” mediatike se përkushtimit zyrtar, politik e personal, sidomos këto ditë, ndonëse ishte dhe është në mes të rrugëve me minus 15 deri në 20 gradë duke kontrolluar gjendjen e rrugëve dhe infrastrukturës shtetore. Nuk mundet të hidhet poshtë puna e tij se paska mbetur në rrugë me akull një makinë e një zyrtari të shtetit, pjesë e PS-së dhe mik i një deputeti, e ndaj “ministria e transportëve nuk punon”! Këto janë gricje koti, aq me tepër në kohë ngricash moti apo në prag koalicionesh të ideuara, por akoma të pa firmosura; të gjitha këto sjellin përplasje. Nga përplasjet në mot me ngrica ndodh që njëra enë thyhet. Nuk ka rëndësi nëse është enë e madhe apo e vogël; varet nga fortësia e enës!

Edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili doli në konferencë për mediat për situatën e përkeqsuar të motit, duke shigjetuar një pjesë të PS apo qeverisë, e cila mundohej të gjente “gjilperën në kashtë” në një fshat verior për të mohuar punën e ministrit të LSI.

Eshtë koha për koalicion vlerash dhe individësh porfesionistë e të përkushtuar, por jo lojë elektorale në ditë moti siberian.

sok

Në foto: Ministri Sokol Dervishaj mbrëmë në rrugët e Dibrës duke kontrolluar situatën e rrugëve

Ndërkohë Erion Veliaj vlërësohet nga partneri i koalicionit pa asnjë ndjenjë xhelozie elektorale. Më shumë se 135 persona, një pjesë e të cilëve janë fëmijë, e kanë kaluar natën në qendrat sociale të Bashkisë Tiranë, ku veç strehimit kanë marrë dhe ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje, duke i bërë kështu ballë të ftohtit të acartë që ka prekur edhe Tiranën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu sot mëngjesin për rreth 40 prej tyre të strehuar në qendrën sociale në Laprakë, ku ofrohet ndihmë për të gjithë të pastrehët që e kaluan natën në një ambient të ngrohtë. Veliaj falenderoi shërbimet sociale, por edhe të gjithë ata qytetarë dhe biznese që i janë përgjigjur thirrjes për t’i ardhur në ndihmë individëve që në këto ditë të ftohta janë në nevojë.

err

“Ka qenë një punë e admirueshme nga të gjithë qytetarët. Unë besoj se Tirana nuk është qyteti më i mirë se ka më shumë para apo ka më shumë infrastrukturë, por sepse ka më shumë solidaritet. Ndaj dua të falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar me veshmbathje, qytetarë të thjeshtë që kanë trokitur te dera e fqinjit për t’u siguruar që fqinji i moshuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur probleme gjatë natës. Dua t’i falenderoj me gjithë zemër, ky është padyshim qyteti më solidar”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore që kanë bërë të mundur që këtë emergjencë deri më tani ta përballojnë me sukses.

“E vlerësoj faktin që kemi pasur zjarrfikësen në dispozicion dhe në gatishmëri absolute. Gjatë natës kemi pasur disa raste hipotermie, kryesisht qytetare të moshuara që jetojnë vetëm, por falë ndërhyrjes së komshinjve, kanë shpëtuar jetë njerëzish. Besoj që të gjithë bashkë në Tiranë, me këtë lloj solidariteti, kemi shpëtuar 135 jetë njerëzish, që sot strehohen në qendrat tona sociale, por që deri dje ishin në gjendje të pastrehë, në situatë rruge”, shtoi Veliaj. Ai kërkoi edhe një herë bashkëpunimin e qytetarëve, sidomos atyre që kanë familjarë në gjendje rruge, që në këto ditë të ftohta të tregohen më njerëzor dhe t’i ndihmojnë për të shmangur çdo fatkeqësi, pasi nata e sotme parashikohet që të jetë edhe më e ftohtë.

“Shumica prej atyre me të cilët ndava mëngjesin sot, i kanë familjet e tyre, e kanë një të afërm, por për një arsye të çfarëdoshme të tranzicionit të këtyre viteve janë ndarë nga familjet e tyre. Ndaj, u bëj ftesë familjeve që të rrinë pranë, sidomos në kohë të tilla të vështira. Sot temperaturat do të ulen më shumë, nga -7 që ishin natën e kaluar, do të shkojnë në -14. Do të thotë që më e vështira është ajo që vjen, jo ajo që kaloi, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët të kenë kujdes për fqinjët, sidomos për ata që janë të moshuar, të kenë kujdes për fëmijët të mos i lënë jashtë sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur temperaturat do të jenë më të ulëta, të memorizojnë 0800 0888 numrin e bashkisë, dhe 112 numri i të gjithë emergjencave”, theksoi kryebashkiaku.

Veliaj i ka bërë thirrje po ashtu edhe atyre bizneseve që kanë mundësi të ndihmojnë, të shkojnë pranë qendrave sociale të Bashkisë Tiranë dhe të ofrojnë ç’të munden për personat e strehuar në to. Ai shtoi se Bashkia ka rritur numrin e qendrave pritëse nga 4 në 7, ndërsa është e përgatitur që të përballojë çdo fluks që mund të vij.

Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti theksoi se veç qendrave sociale janë vënë në dispozicion të atyre që po përballen me të ftohtin edhe njësitë administrative dhe një palestër. “Sot kemi arritur në kapacitet prej 135 personash. Kemi hapur edhe njësitë administrative, një palestër shkolle në njësinë nr. 8. Gjithë stafi administrativ dhe qendrat sociale janë në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën. Sigurisht, njerëzve të cilët janë asistuar nga Policia Bashkiake për t’u sjellë në këto pika pritëse të hapura, nga Bashkia e Tiranës u është ofruar ushqim, veshmbathje dhe një vend i ngrohtë ku mund të kalojnë natën”, tha Ruseti.

Sokol Dervishaj i LSI dhe Erion Veliaj i PS-së janë shembulli për t’u ndjekur e jo për t’u anatemuar, pasi nëse njëra palë prek e sulmon vlerat e palës tjetër në kohë emergjence, merret me mend se si të masakron në mot të mirë me diell vere!

esss

Spiten Prulli

SHKARKO APP