Ministri Manjani: Gjyqtarë, prokurorë! Nuk do ta keni aspak lehtë Vettingun

Ministri karizmatik i kabinetit Rama, Ylli Manjani sot në një takim me shoqatën e avokatëve penalistë tha ndër të tjera se “Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do ta kenë të lehtë kalimin e Vetting-ut”. Ministri i Drejtësisë Manjani ka urdhëruar, krahas ILDKP, edhe një hetim nga zyrat e Ipotekave të Shqipërisë kalimin në sitë të pronave e pasurive të gjyqtarëve e prokurorëve, e jo vetëm të tyre. Edhe familjarët e tyre dhe çdo lidhje që e kap ligji për hetim të rrethit familjar të tyre.

Burime të mirëbesuara tregojnë se nga zyrat e ipotekave janë dërguar në zyrën e ministrit të drejtësisë pasuritë e çdo gjyqtari e prokurori si dhe rrethi familjar në prona e pasuri. Po këto burime tregojnë, por që nuk donin të identifikoheshin për median, se nga këto të dhëna nuk besohet ta kalojnë Vetting-un 4 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, sepse ka dyshime të mëdha në fitimin e pasurisë dhe pronësisë së tyre; 2 janë Gjykatën Kushtetuese, 9 gjyqtarë në gjykatat e Apelit Administrativ në vend, 5 kryetarë gjykatash të shkallës së parë, 3 kryetarë gjykatash në apel, 12 prokurorë si dhe 31 gjyqtarë  në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit në shkallë Republike, ku 12 prej kësaj janë në gjykatat e Tiranës. Deri tani kanë me njollë të “kuqe” 66 gjyqtarë e prokurorë.

Po këto burime tregojnë se këto të dhëna i ka kërkuar dhe një ambasade të rëndësishme në Tiranë, e cila do t’ja kalojë specialistëve të huaj që do marrin pjesë në Vetting.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu me urdhër të ministrit Manjani nuk lejohet asnjë shitje, transferim apo veprim tjetër në Ipoteka e asnjë prokurori dhe gjyqtari deri në fillimin zyrtar të ligjit të Vettingut, i cili do të vendosë për fatin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?