Ministri kolumbian Villegas: Kokaina në Durrës u kap nga bashkëpunimi me ne
Pohimi i kryeministrit Rama se policia shqiptare e kapi kokainën pa asnjë bashkëpunim me të huajt, duket se rrëzohet nga ajo çka ministri kolumbian i mbrojtjes deklaron pas kapjes se 613 kilogram kokainë kolumbiane e pastër.
Ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas teksa ka qene duke folur gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, ka permendur mes te tjerash operacionin e madh te finalizuar ne Shqiperi, ku u kapen 613 kg kokaine e ardhur nga Kolumbia, raportojne mediat vendase.
Ai theksoi se forcat e sigurisë kolumbian vazhdojnë të përballen me forcë për fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupeve të organizuara të armatosura si ELN, grupet e mbetura të FARC-ut dhe “Clan del Golfo”.
“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar per një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare per kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Gulf klan” te cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, ne Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe e la Kolumbi në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte ne disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”.
Sipas tij, droga u “kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”. Kokaina e sekuestruar i përkiste një strukturë të trafikut të drogës te lidhur me e armatosur të organizuar të njohur si “Clan del Golfo”, e cila ka kontakte në portet e ndryshme në Evropë.