Ministri Majko: PS-ja duhet të zbatojë Marrëveshjen me opozitën reale, sepse ndryshe do shkojë keq puna

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha ndër të tjera te studio e Sokol Ballës në lidhje me opozitën reale se ne si PS duhet të zbatojmë e votojmë vetëm Marrëveshjen me Opozitën. Pra vetëm me opozitën reale. Nëse nuk zbatojmë Marrëveshjen situata mund të shkojë shumë keq- shtoi Majko.

Në lidhje me votat e emigrantëve ministri Majko shtoi se duhet, por pa mirëkuptimin e opozitës nuk mund të bëhet, sepse procesi do paragjykohet. Ndërkohë analistët thanë se ky votim nga emigrantët do të jetë seleksionues, pasi ambasadat dhe konsullatat, do jenë të dyshimta nga opozita.

Natyrisht se emigrantët duhet të votojnë, por politika nuk duhej ta linte tani në fund duke synuar që tju vjedhë apo ndryshojë rrugës me postë, votën. Pra nëse është nisur për iks parti opozitare dhe mbërrin në Tiranë për PS-në!

 

SHKARKO APP