Ministri Manjani “goditje me brryl” kryeministrit në takimin e KLSH
Nuk ia përtoi edhe kësaj here ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në analizën e KLSH-së ku ishte Presidenti Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu ministri i drejtësisë i futi një “brryl” politikave të Edi Ramës. Ai, pra Manjani, do të mbahet mend gjatë për qëndrimet ekstreme dhe gjuhën që ka përdorur ndaj Edi Ramës kur LSI nuk ishte në koalicion me PS. Por ndërsa gjuhën e ka moderuar, si Ministër i Drejtësisë, Manjani vazhdon të kundërshtojë disa aksione të Ramës që ka tani për kryeministër. Në analizën e KLSH, ai ironizoi me rritjen e kërkesave të qeverisë Rama për dënime me burg për shkelje të ndryshme. “Flasim burg, burg, burg dhe burgu s’është më zgjidhje”, u shpreh Manjani.
Duket se ministri më problematik për Ramën është vetëm Ylli Manjani. Në një farë mase ministri i drejtësisë duket si “kryeministri i pavarur” brenda qeverisë Rama. Dhe nuk është se nuk ka mbështetje nga Ilir Meta. Kreu i Kuvendit ia çoi kastile Manjanin në kabinet, duke e njohur kokën e Yllit, që nuk pranon përulje apo kompromise me ligjin. Edhe që mund të bëjë, nesër, ndonjë deklaratë bombë për kryeministrin!