Ministri Manjani kundër Kryeministrit Edi Rama për gjykatën administrative

Si përherë i guximshëm mbetet Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.  Nje ditë pasi socialistët kërcënuan gjyqtarët e Gjykatës Administrative me procesin e Vetingut, ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Ligjërimi politik se me Vetting do ndreqet vendimmarrja e gjykatave është më i gabuari i mundshëm” ka thënë Manjani duke theksuar se “Vetingu nuk është hakmarrje politike”.

Një ditë më parë, Partia Socialiste reagoi ashpër kundër gjykatësve që rrëzuan kërkesën e saj për ndërprerjen e procesit për zgjedhjet e Dibrës. Socialistët përmendnin pikërisht procesin e Vetingut si kërcënim për gjykatësit që morën vendim kundër vullnetit te Partisë Socialiste.

Ministri Manjani edhe në mbledhjet e kabinetit qeveritar e kundërshton hapur kryeministrin kur kërkohen të miratohen vendime me shkelje kushtetuese apo ligjore çka ka rritur inatin e Kryeministrit ndaj ministrit.

Mësohet se Kryeministri mezi pret rastin të shkarkojë ministrin e drejtësisë, por i ruhet rrëzimit të qeverisë nga LSI.

SHKARKO APP