Ministri maqedonas deklaron se brenda dy muajve të parë 2021 sigurojmë vaksinën. Po Shqipëria, kur?!

Vaksina kundër Covid-19 doli. Natyrisht gjithë shtetet janë turr me vrap se kush do ti sigurojë për qytetarët e tyre. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut e deklaron se janar-shkurt do ketë vaksinën,  kurse Shqipëria akoma nuk jep garanci se kur do vijë vaksina.

Burime të besueshme tregojnë se për një grup VIP nga Rilindja vaksina mbërrin në fund të nëntorit.

Po kështu shteti maqedonas e ka garantuar vaksinën. Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe është shprehur se në dy muajt e parë të vitit 2021 ata pritet që të marrin vaksinën anti-Covid. Në një intervistë për mediat maqedonase Filipçe ka thënë se të dyja kompanitë që kanë aplikuar për leje përdorimi si AstraZeneca si dhe Pfizer së bashku me BioNTech kanë për të marrë shumë shpejt leje për të filluar me shpërndarjën e dozave të vaksinave.
Ministri tha gjithashtu se vaksinat do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë shtetet që janë pjesë e mekanizimit COVAX. Më tej ai shtoi se vendi ka marrë edhe dy oferta të tjera, një nga Polonia dhe një nga Greqia për të qenë pjesë e sasisë së tyre të vaksinave pasi duke qënë pjesë e Bashkimit Evropian ato kanë të drejtë të furnizohen direktë nga kompania AstraZenca.
“Ne i presim vaksinat përmes COVAX mekanizmit, kjo do të thotë se secili prodhues, këto dy kompani vetëm se janë pjesë e këtij mekanizmi, pasi të marrin lejen për përdorim, i shpërndajnë dozat dhe pastaj vakcinat shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha shtetet që janë pjesë këtij mekanizmi. Ne e kemi nënshkruar këtë marrëveshje, qeveria ka ndarë buxhet, dhe i presim vaksinat përmes këtij mekanizmi. Kemi edhe dy oferta tjera, njëra nga Polonia dhe tjetra përmes kryeministrit grek Micotakisi, i cili në takimin në Selanik ka shprehur vullnetin dhe mundësinë që të jemi pjesë e sasisë së tyre të prokurorimit, ku si vend anëtarë në BE, do të furnizohet me vaksinë përmes kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë AstraZeneca”, përfundoj Filipçe.

SHKARKO APP