Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku shkruan në facebook se “HuffPost” liston Tiranën, një nga destinacionet për të kaluar pushimet në vitin 2024″.
Ministri Mazniku qëkur u emërua ministër ka zhvilluar një serë takimesh në bashkitë e vendit në kuadrin e “Dialogut Vendor”.
Ndërkohë Tirana po zhvillohet si një qytet europian dhe ku numri i turistëve të huaj po rritet furishëm.
Puna për ta zgjeruar Tiranën në shumë qendra në kryeqytet por edhe në periferi ka sjellë një bum zhvillimi e turizmi, aqsa Tirana tashmë është futur në sitet dhe mediat kryesore botërore si një qytet i cili duhet vizituar.
