Ministri Saimir Tahiri: Kemi hedhur rrjetën për “peshqit e mëdhenj”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri sot në një konferencë për mediat, bilancin e vitit 2016 dhe sfidat e 2017.

Në fjalën e tij, Ministri u ndal në gjithë aksionet e suksese të policisë për ruajtjen e jetës së qytetarëve, goditjen  e krimit të organizuar dhe luftës kundër trafiqeve. Ministri tha se bilanci i vitit 2016 është pozitiv për Policinë e Shtetit.

“Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurt, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia  u rrit. Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë”,- tha Ministri.

Ai tha se përgjatë një vitit “janë kapur mbi 2100  persona të shpallur në kërkim. Me Interpol e Europol janë 15 mijë informacione të shkëmbyera, si dhe 90 persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin nga vende të tjera drejt Shqipërisë”.

Gjatë fjalës së tij, Ministri vuri theksin në angazhimin e forcave të rendit gjatë vitit 2017. Ministri tha se puna e Policisë së Shtetit gjatë këtij vitit do të fokusohet tek goditja e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Tahiri tha se “po rendim drejt peshqve të mëdhenj”, duke lënë të kuptohet se do të ketë arrestime të rëndësishme si pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri theksoi se për vitin 2016 janë konfiskuar 47.6 milionë euro pasuri dhe asete kriminale. “Kjo është shifra se kemi ndjekur peshqit e mëdhenj. Gjatë 3 viteve janë konfiskuar 100 milionë asete e pasuri kriminale ku nga këto vetëm në vitin 2016, janë konfiskuar 47.6 milionë euro  pasuri e vënë përmes krimit”.

BILANCI PËR VITIN 2016

-Janë kapur 2111 persona të shpallur në kërkim

-Me Interpol e Europol janë 15 mijë informacione të shkëmbyera

-90 persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin nga vende të tjera drejt Shqipërisë

-38 mijë vepra penale më pak se në vitin 2015

-Mbi 3000 raste të dhunës në familje gjatë 2016

-Armëmbajtja pa leje, 1194 të arrestuar në vitin 2016

-40 mije denoncime në Komisariatin Dixhital

– 71 vrasje gjatë vitit 2016, numri më i ulët në 25 vjet

-75% e vrasjeve, për motive familjare, pronësie apo konflikte të çastit

-Vjedhjet me armë janë 60% më pak se në vitin 2015

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/676454489146343/

SHKARKO APP