Ministri Xhafa, ministri që nuk flet, por vepron. Shkarkime masive në polici
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka tjetër mënyrë pune, ndryshe nga paraardhësit. Ai nuk flet, nuk jep intervista apo nuk bën show në publik. Ministri Fatmir Xhafaj vepron. Qëkur e mori detyrën mori masa të rrepta ndaj vartësve. Sot ka bërë lëvizjen e drejtorit të krimeve në Policinë e Shtetit A. Ç. në një detyrë tjetër. Por mësohet se urdhri për shkarkimin u ka shkuar edhe 12 drejtorëve të Policive në Qarqe. Pritet që të ketë një furtunë të madhe në Policinë e Shtetit. Ka dhënë urdhër se kushdo shkel ligjin apo rezulton i përzier në trafiqet e drogës do arrestohet.
Fatmir Xhafa duket i vendosur për një Polici te Shtetit dhe jo Polici Shteti Private. E njeh mirë ligjin se ka qenë ministër drejtësie dhe ka karrierë shumë vite në politikë. E di mjaft mirë se me ligjin nuk bëhet shaka. Ndaj vepron ftohtë dhe pa emocione në detyrë.