FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministria sqaron udhëzuesin për trajtimin hormonal: Vetëm për të rriturit e pa financim nga shteti

Në takimin e radhës të grupit të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë u sqarua përmbajtja dhe qëllimi i udhëzuesit klinik për trajtimin hormonal, i cili synon të orientojë profesionistët e shëndetësisë drejt një kujdesi të standardizuar, etik dhe në përputhje me praktikat më të mira europiane.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, theksoi se procesi i integrimit europian mbështetet në standarde të qarta për mbrojtjen nga diskriminimi, garantimin e të drejtave të njeriut, barazinë para ligjit dhe aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët. Sipas saj, këto standarde janë reflektuar në legjislacionin shqiptar dhe në planet kombëtare të veprimit, përfshirë ato që lidhen me mbrojtjen dhe përfshirjen e personave LGBTI.

Zëvendësministrja Eugena Tomini sqaroi se udhëzuesi klinik i referohet vetëm personave të rritur dhe nuk parashikon rimbursim apo financim të barnave hormonale. Ajo theksoi se dokumenti ka karakter udhëzues për profesionistët e shëndetësisë dhe synon garantimin e një kujdesi cilësor e të standardizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë pranë QSUT, Agron Ylli, bëri të ditur se gjatë periudhës maj–qershor 2026 në këtë shërbim nuk është paraqitur asnjë kërkesë për rekomandim apo trajtim hormonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesit e Këshillit të Europës në Shqipëri theksuan se institucioni ka mbështetur këtë proces që prej vitit 2023, duke ndjekur zbatimin e tij në përputhje me rekomandimet dhe standardet europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?