Ministrja e drejtësisë, Gjonaj: Çka kërkoni nga unë? Enkelejd Alibeaj: Të shkosh te 313-ta!

Sot parlamenti debatoi për ekstradimin e Nazer Seitaj nga Shqipëria në Itali me urdhër të ministres se drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u kundërpërgjigj me ftohtësi e sulm kërkesës së Enkelejd Alibeaj nga PD në interpelancën e kërkuar. Që në fillim deputeti, ish-ministër drejtësie, u hodh në betejë me “raketa” ndaj ministres së drejtësisë. Përfaqësuesi demokrat akuzoi se ekstradimi i financierit të grupit Habilaj është bërë me urdhër te kryeministrit Rama, ndonëse firmën e ka hedhur ministrja e drejtësisë. Ekstradimi u firmos në mënyrë që financieri i drogës të mos ishte në Shqipëri, pasi kishte vendosur të fliste e të tregonte emra, ku pritej të dilte emri i Saimir Tahirit. Sipas deputetit demokrat ministrja e drejtësisë duhet të shkonte para drejtësisë, sepse nuk mund të ekstradohej një njeri i tillë pasi po hetohej nga prokuroria e krimëve të rënda të Shqipërisë, dosje e cila bashkohet me dosjen Tahiri.

Thelbi i kërkesës demokrate ishte se ekstradimi është në kundërshtim flagrant me ligjin dhe arësyeja ka qenë për ta hequr qafe nga Shqipëria se mos fliste për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Në përgjigjen e saj ministrja Gjonaj, dukej se ishte instruktuar me kujdes, foli ngadalë e pa gabime si dhe duke përmbajtur emocionet para sallës së Kuvendit, sepse ishte hera e parë që fliste e dilte në një arenë ku ujqërit të shqyejnë. Bile në një moment ministrja simpatike, e shkujdesur, tha se “çka kërkoni nga unë?!”, një thirrje sikur ishte në një sallë leksioni si studente. Por e kapërdiu momentin delikat femëror dhe u hodh në sulm ndaj pjesës së opozitës duke i akuzuar se nuk duan reformën në drejtësi. Bile bëri edhe akuza ndaj ish-ministrave të drejtësisë. E hodhi një “plumb” dhe e la në sallë për disa ish-ministrja drejtësie para saj në atë ministri.

Nuk duroi dhe deputeti Alibeaj doli duke treguar firma e dokumenta te firmosura prej saj, sipas atij, dhe e përmblodhi sulmin në “Duam që ti të shkosh në burg te 313-ta!”.

313-ta është burg jo fort i mirë në Tiranë!

Në foto: Majtas ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa në të djathtë Nazer Seitaj kur ishte në burgun 313-të

SHKARKO APP