Ministrja Mirela Kumbaro firmos me palën ruse. Ç’po ndodh në një javë?
Kryeministri Rama në takim me kancelaren gjermane Merkel në Berlin foli për influencë ruse në Ballkanin Perendimor. Paralajmëroi, me kujdes, BE se nëse vononi në këtë dhjetor dhe nuk na jepni statusin kandidat për në BE, rusët janë në prag të derës. Veprim finok i kryeministrit. Presion i hapur. Dhe si të mos e linte me kaq në emisionin e të mirënjohurit Sokol Balla kryeministri Rama tha se ishte i gatshëm të takohej me presidentin rus Putin.
Kjo e ndërlikoi krejt tablonë politike, duke e ç’orientuar krejt politikën në vend. Ambasada të huaja kanë lëvizur sot në Tiranë për të marrë vesh se si po luan qeveria shqiptare. Ambasada amerikane thuhet se ka ngritur antenat se si po lëviz Rama. Ambasada ruse me “veshë në krah” për deklaratat e kryeministrit shqiptar.
Si të mos mjaftonte ç’orientimi total për çka tha Rama në këto ditë ambasada ruse njofton si me poshtë:
Kemi kënaqësinë t’ju përcjellim informacionin për vizitën e Ministres së Kulturës znj. Kumbaro në Forumin Kulturor të Shën Petërburgut (bashkëlidhur mund të gjeni dhe fotot):
Gjatë qëndrimit të saj në Shën Petërburg, znj. Kumbaro zhvilloi edhe një vizitë në Universitetin Shtetëror të Shën Petërburgut, ku pati një takim me Zv.Rektorin për Marrëdhëniet me Jashtë, Sergej Andrjushin, si dhe me përfaqësues të tjerë të rektoratit. Bashkëbiseduesit evidentuan hapësira të mëdha për bashkëpunim dhe diskutuan mbi hapa konkretë për të vendosur kontakte të qëndrueshme komunikimi midis Universitetit dhe institucioneve të Shqipërisë.
Gjithashtu, në një nga sallat më të bukura të Universitetit Ministrja mbajti një leksion me temë “Komunikimi përmes kulturës si faktor bashkëpunimi ndërkombetar dhe kohezioni social” për studentët dhe pedagogët e atjeshëm, kryesisht ata të degës së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në përfundim të leksionit albanologët e rinj patën mundësi të praktikonin shqipen e tyre, duke komunikuar nga afër me znj. Kumbaro.
Në Samit pritet të shkojë edhe presidenti rus Putin.
Edi Rama duhet pranuar se po luan shah. Deri tani e luan mirë. Por pritet vendimi i BE në mes të dhjetorit për të parë se si do të orientohet Rama. Me sa duket BE,, akoma e paqartë për Shqipërinë, po shtrydhet ta jap vendimin pro Shqipërisë. Me disa kushte që në thelb do jetë pranim, ndërsa opozita do ti quaj mosaprovim.
Edi Rama po luan frikshëm, rrezikshëm, por ai që guxon i fiton të gjitha, ose i humbet të gjitha.