Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ministrja e Turizmit për DW nga ITB Berlin: Thirrje shqiptarëve në Greqi të kthehen, me paga më të mira dhe mundësi në turizëm.

Ministrja e Turizmit për DW nga ITB Berlin: Thirrje shqiptarëve në Greqi të kthehen, me paga më të mira dhe mundësi në turizëm.

Kryesore
E mërkurë, 5 Mars 2025 10:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro për DW nga ITB Berlin: Thirrje shqiptarëve në Greqi të kthehen, me paga më të mira dhe mundësi në turizëm.

Deutsche Welle: Zonja ministre, Shqipëria është vendi mikpritës i panairit të Berlinit. Çfarë pret Shqipëria nga ky panair?

Mirela Kumbaro: Është panairi më i madh në botë dhe Shqipëria vjen me një kartëvizitë të veçantë. Një destinacion unik, jo thjesht i panjohur, por një vend ku mund të gjesh gjithçka në një hapësirë të vogël. Nga kultura te ushqimi, nga deti te mali, me një ofertë të larmishme për të gjithë ata që duan të vijnë, qoftë për eko-turizëm, qoftë për turizmin e lumenjve, qoftë për turizmin malor apo edhe për trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme.

Janë 100 operatorë turistikë privatë që marrin pjesë me të gjitha ofertat e tyre, nga agroturizmi deri te Aeroporti i Tiranës, i cili në vitin 2024 ka shënuar një performancë spektakolare, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në Evropë për frymë popullsie me numrin më të lartë të rritjes së pasagjerëve të huaj: 11 milionë pasagjerë brenda një viti.

Sa mund ta rrisë Shqipëria numrin e turistëve në vit?

Praktikisht, në strukturat akomoduese të certifikuara kemi shumë më pak kapacitete sesa është kërkesa. Sigurisht që është zhvilluar edhe më shumë një treg tjetër, siç është ai i Airbnb-së, të cilin, me strategjinë e re të turizmit 2025-2030, do ta fusim në rrugën e formalizimit. Kjo është arsyeja pse po rrisim dhe nxisim zhvillimin e projekteve të strukturave akomoduese me katër dhe pesë yje, sepse është e vetmja mënyrë për të mos nxitur turizmin masiv, por atë elitar. Nuk na duhen 20 apo 30 milionë turistë – Shqipëria nuk i përballon dot. Na duhen turistë që qëndrojnë më gjatë, paguajnë më shumë dhe nxisin biznese që krijojnë punësim. Kemi një sfidë të madhe në burimet njerëzore dhe kjo është arsyeja pse e kemi hapur tregun e punës, sidomos për shqiptarët nga diaspora.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fakt, tendenca është e kundërt. Vetëm në vitet 2022 dhe 2023 kanë ardhur në Gjermani afërsisht 20 mijë shqiptarë në vit për të punuar dhe jetuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ne nuk mund të matemi me tregun e punës të Gjermanisë apo të ndonjë vendi tjetër evropian, sepse do të ishte një krahasim mes 25 viteve të zhvillimit të Shqipërisë dhe 250 viteve të zhvillimit të Gjermanisë. Ajo që ne po bëjmë është t’i bëjmë thirrje diasporës, sidomos shqiptarëve që ndodhen në Greqi, që të rikthehen për paga të njëjta ose edhe më të larta dhe me kushte më të favorshme në Shqipëri sesa në Greqi.

Mund t'ju interesojë

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Para 4 minutash
Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Para 51 minutash
”Klloun i propagandës ruse”, Rama reagon ndaj gazetarit irlandez: Ja pse po sulmojnë Shqipërinë, sot u sanksionua nga BE

”Klloun i propagandës ruse”, Rama reagon ndaj gazetarit irlandez: Ja pse po sulmojnë Sh...

Para 10 orësh

Një nga pikat kyçe të turizmit të qëndrueshëm është Vjosa, i vetmi lumë i egër në Evropë që është shpallur park kombëtar. Por ka shqetësime se një nga degëzimet e saj, Shushica, mund të preket nga një projekt për furnizimin me ujë të Himarës.

Kjo temë nuk lidhet drejtpërdrejt me panairin. Kemi ndjekur një proces shumë të detajuar dhe të koordinuar me partnerët tanë, qoftë me partnerin gjerman, që është KfW-ja, qoftë me IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), ku Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota. Për një vit u pezullua projekti për furnizimin me ujë në një pjesë të burimit që ushqen lumin e Shushicës, për të vlerësuar ndikimin e tij. Janë kryer ekspertiza dhe, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, u përzgjodh një nga rekomandimet e ekspertëve të IUCN-së, që ofron një zgjidhje të kontrolluar dhe të monitoruar për burimin e ujit. Ky vendim u mor gjithashtu në konsultim me komunitetin lokal. Një pjesë e linjës së ujësjellësit është devijuar dhe, ndërkohë, është miratuar plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, i cili përfshin monitorimin e rregullt të prurjeve të ujit për dekada. Gjithçka është e kontrolluar dhe e koordinuar. Shqipëria nuk ka asnjë dilemë që ka gjetur modelin e duhur mes ruajtjes së biodiversitetit dhe zhvillimit të turizmit. Kemi ndaluar ndërtimin e të gjitha hidrocentraleve që ishin planifikuar në lumin e Vjosës, pikërisht për të ruajtur lumin e fundit të egër në Evropë, me 408 kilometra vijë lumore.

Sa po përfiton Shqipëria ekonomikisht nga Vjosa?

Për momentin, është herët të thuhet se po përfiton ekonomikisht, sepse Vjosa nuk është një projekt që synon përfitimin e shpejtë. Vjosa është një vendim për të bërë veprimin e duhur, në kohën e duhur, dhe efektet e tij do t’i ndjejnë brezat e ardhshëm. Nëse do të kishte synim ekonomik, do të kishim ndjekur modelin e vendeve të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane, të cilat nuk kanë lënë asnjë lumë pa shfrytëzuar. Por pikërisht për këtë arsye, Shqipëria ka sot të vetmin lumë të egër të mbetur në Evropë. Ajo që kemi bërë është vendosja e mbrojtjes së lumit të Vjosës dhe kjo do të shoqërohet me investime për mbrojtjen e tij. Kemi nisur dy projekte madhore në qarkun e Gjirokastrës: ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbetjeve. Do të punojmë me partnerët tanë për të ndihmuar komunitetin lokal, duke ofruar grante për zhvillimin e turizmit ekologjik dhe të qëndrueshëm, për agroturizmin dhe për bujqësinë, në mënyrë që të jetë në harmoni me mbrojtjen e parkut kombëtar. Por më e rëndësishmja është efekti i imazhit që Shqipëria ka krijuar: një vend që ka ruajtur të vetmin lumë të egër që i ka mbetur Evropës.

Anila Shuka (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 4 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 50 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 51 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 53 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.