Edhe kjo nuk ishte dëgjuar! Ministrja zvicerane, Sommaruga: “Kurseni energjinë, bëni dush sëbashku!”

Prapë nga Zvicra vijnë lajme që surprizojnë njerëzit. Nuk ishte shaka edhe ajo që botuan mediat zvicerane që kush ngre mbi 19 gradë temperaturën e kondicionerit, shkon në burg.

Sot ka dalë vetë ministrja e Mjedisit në Zvicër. Ministrja Simonetta Sommaruga po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër. Një nga sugjerimet e saj është që çiftet të bëjnë dush së bashku.

Sipas “Times” ministrja 62-vjeçare Simonetta Sommaruga sugjeron “fikjen e kompjuterit kur nuk nevojitet, fikjen e dritave ose dushin së bashku”.

Propozimi u prit me mosbesim në Zvicër dhe ministrja u detyrua të sqarojë se sugjerimi kishte për qëllim të rinjtë, duke pranuar se “pas një moshe, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”!

Megjithatë, ajo shtoi se ideja u pranua gjerësisht dhe kishte efekt në nxitjen e ndërgjegjësimit për nevojën e kursimit të konsumit në muajt e dimrit.

Mediat u tallën me propozimin dhe me idenë që zviceranët të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen në mbrëmje, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu.”

Gjithçka po shpikin dhe thonë në Europë për të kursyer energjinë sepse ua ndërpreu Rusia dhe duket se ky do të jetë dimri më I vështirë që prej vitit 1945, vitit të fundit të luftës së dytë botërore.

SHKARKO APP