Miranda Haxhia: Po redaktoj dorëshkrimin e një libri mahnitës e pasionant, “Kështjella e Medias”
Gazetarja, publicistja, shkrimtarja e talentuar, Miranda Haxhia këto ditë ka në dorë redaktimin e librit të radhës. Thonë që redaktorët letrarë lidhen aq shumë me ngjarjet dhe fabulat sa gjatë punës me librin bëhen njësh me të. I përjetojnë dhe ndjejnë sikur të jenë duke i jetuar vetë. E mesa duket kështu ka ndodhur edhe me personazhet e radhës të kronologjisë së “Koha jonë”, libër i cili shumë shpejt do të shohë dritën e botimit me autorësi të themeluesit të gazetës së parë të Pavarur në Shqipëri, Nikollë Lesi.
“Po redaktoj dorëshkrimin e një libri që do shkundë me gjithë forcën apatinë e ngordhesinë e medias shqiptare sot. Kur ta lexojnë, ish gazetarët luftarakë e plot pasion, do kuptojnë se sa shumë i kanë plakur vitet.Njërëzit do shohin qartë se si u ngrit një keshtjellë mediatike nga një njeri enderrimtar, shumëdimensional, i pandreqshëm dhe i pakopjueshëm, Nikolle Lesi. Si rrallë më ka ndodhur me redaktimet e korrekturen, me përpiu historia e jetës dhe “qarkullimi i gjakut” i gazetës së parë të pavarur shqiptare të pas viteve ’90. Eshtë pamja e mrekullueshme e një kohe që mblodhi rreth vetes idealistë, të pasionuar pas publicistikës dhe patriotë të shkëlqyer që e deshen që demokracia të kishte fytyrën e stolinë e gazetës “KOHA JONE”. Komplimente për punën e shkëlqyer të themeluesit të saj, Nikolle Lesi, sepse me këtë libër, na bën të kuptojmë se një media nuk bëhet pa dashuri dhe pa pasion.
Si për rastesi fati, kam redaktuar edhe biografinë e Steve Jobs. Dhe, duke lexuar dorëshkrimin e Nikoll Lesit, gjeja pika takimi në dy karakteret, në ambiciet, në mënyrën se si e donin produktin e tyre. Dhe, mbi të gjitha, kam rastin të kaloj në “revistë” gjithë ata gazetarë që sot janë shpërndarë në fatet e tyre. Me befason vlërësimi dhe respekti, me të cilin i trajton autori.
Keni shkruar një histori “dashurie e pasioni”, z.Lesi!”, përfundon vlerësimin dhe postimin e saj në Facebook zonja Haxhia, sot edhe redaktore e librit “Keshtjella e Medias”.
P.S. Autorja Miranda Haxhia është një ndër redaktoret më të talentuara dhe të kërkuara në fushën e letrave. Ajo mban edhe firmën e redaktimit të librit për historinë e Steve Jobs (Botim shqip).