Mirela Bogdani përkrah lënien e mandateve, ironizon të huajt në Tiranë, sulmon sorosianët

Nga Mirela Bogdani

Lënia e mandatëve, me rëndësi threefold: ndaj demonizuesve të jashtëm të PD-së (Rilindje + media dhe analo-gjithologë bashkë) se opozita “nuk po krijon aksion, inspirim e frymë” (shtojini aksionit dhe atë supër-protesten e 16 shkurtit). Për il popolon e shkretë, po se po, se i ka ardhë aty ku s’mban më, por dhe ndaj smirusheve të brendshëm që lanë PD-në për çështje “tejet parimore” prej “listes private të Bashes”…deputetët e së cilës nuk e paten hiç problem me i djeg ato copë mandate për një vit e gjysëm, ndryshe nga fosilet e mëparshëm që kishin lidh kerthizë me parlamentin dhe e kishin nda mendjen me i lenë karriket e tij vetem në senilitet të vonshëm, a thu se ia kish lonë trashegim baba! 

Për këto “të jashtmit” e real-politikes se “stability over democracy”, nuk do ma ndjente shumë: EU-istat të shofin hallet e veta ekzistencialiste se po ju afrohet maji, kurse me leftovers-at sorosiane amerikanë, totally biased te Rilindjes, mezi pres diten e gjykimit nga ai heroi jonë përtej Atlantikut (hopefully the sooner the better)

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?