“Mirëmëngjezi” i kësaj të diele. Meta me not, kurse Rama me charter

Numri një i Shtetit, Ilir Meta dje ishte në Konispol në kuadrin e nismës për dhurimin e gjakut njerëzve në nevojë, ku takoi rastësisht një grup të madh turistësh italianë. Ndërkohë kryeministri, pasi mbylli “thertoren” e ministrave në Vlorë nxitoi të kapte ndeshjen Juventus-Lazio në Torino të Italisë. Me një avion charter, me Igli Taren, udhëtuan nga Tirana në Torino. Bëri foto me presidentin e Juventus, me pas mbajti në gji një foto me të madhin e botës Kristiano Ronaldo dhe e postoi në darkë vonë. Ishte ai Edi Rama dhe Kristiano Ronaldo. Rrjetet sociale u çanë duke komentuar, në mënyra të ndryshme, vajtjen e kryeministrit për të foto me Ronaldon.

Në Konispol presidenti Meta u interesua për jetën e qytetarëve të zonës, krahas aktivitetit për dhënie gjaku. U foli turistëve italianë se Shqipëria është një vend me bukuri të shkëlqyera natyrore dhe me njerëz bujarë e fisnikë.

Sot në mëngjez Ilir Meta poston një video nga Gjiri i Bukenvileve, Sarandë. Ndërsa Edi Rama mban si foto-flamur Kristiano Ronaldon. I pari në Shqipëri, kurse numri dy në Itali.

Meta duke reklamuar turizmin shqiptar, kurse Rama duke pompuar vlerat e yllit botëror të futbollit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/526023211188769/

Foto: Ilir Meta në Sarandë, datë 26 gusht 2018

Në foto: Edi Rama dhe Kristiano Ronaldo në Torino, Itali (25 gusht 2018)

Në foto: Presidenti Meta me turistët italianë, në Konispol. Datë 25 gusht 2018

Në foto: Presidenti Meta në Konispol te nisma e tij për dhurimin e gjakut (datë 25 gusht 2018)

SHKARKO APP