Misrapjekësi që paguan 100 mijë lekë taksë për të ushqyer nënën (foto)
Nga Mevlan Shanaj-
Këtu në derdhjen e Volorekës në liqen, prej dy ditësh është ngulur Florenci nga Kalivaçi i Mokrës. Tani prej 27 vjetësh janë vendosur në Pogradec te Kalaja. Në tentativën për të ikur me gomone u njoh në Vlorë me një vajzë të asaj zone. Krijuan familje, u erdhën në jetë dy vajza. Sot vajza e madhe është 19 vjeçe dhe punon në Gjermani. Florenci shumë vite ishte në Greqi. Ka punuar edhe në Kroaci që ishte më mirë se në Greqi për të, por u kthye pasi nëna është e moshuar dhe e pamundur të levizë. Për mbijetesë po punon duke shitur misra të pjekur pas dite, buzë liqenit.
Në fund më thotë:
-Paguaj taksën.
-Këtu?! Po sa ta kanë caktuar?- e pyes.
-100 mijë lekë të vjetra!
Duke ngritur supet shton: “Çfarë të them, më duhet të qëndrojë pranë nënës”.