Monika Kryemadhi: Bashkëpunëtori i afërt i Saimir Tahirit sfidon ONM

Monika Kryemadhi doli sot para mediave. Që në fillim ajo foli për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç, vrasje e cila ka ndodhur pak para fillimit të konferencës së saj të shtypit.

Më pas Monika Kryemadhi foli për keqqeverisjen e Edi Ramës dhe krimin e organizuar që po bashkëpunon e drejton kryeministrin. Ajo foli për varfërinë e njerëzve të thjeshtë dhe oligarkinë e cila ka kapur kryeministrin dhe qeverinë. Në lidhje me protestën e 27 janarit Kryemadhi tha se do të protestohet kundër kryeministrit që ka kapur krejt pushtetet dhe po varfëron shqiptarët. Protesta do jetë qytetare, por nëse na provokojnë do marrin përgjigjen e duhur-

Monika Kryemadhi theksoi se Edi Rama ka destabilitet mendor dhe duhet kuruar, por edhe rrëzuar, pasi është rrezik kombëtar. Kjo është akuzë e rëndë ndaj kryeministrit. Kryeministri është edhe mashtrues, shtoi Kryemadhi, ndaj duhet ta rrëzojmë me çdo kusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas ajo tha se Rama mori SHISH, prokurorinë, e tani po merr edhe futbollin. Opozita duhet ta ndalojë këtë aventurier që po shkatërron vendin dhe nuk duhet ta lemë atë ta çojë Shqipërinë në destabilitet, vazhdoi Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryemadhi tha: “Ne e themi përsëri se jemi gati për t’u ulur dhe futur Parlamentin në shinat kushtetuese, sepse historia politike e Kryeministrit që ka një destabilitet mendor, tregon se e ka kthyer në instrument uzurpimin e institucioneve shtetërore; ai detyroi Visho Ajazin të japë dorëheqjen, kapi Prokurorin e Përgjithshëm dhe tani do të marrë edhe Federatën e Futbollit. Ka dashur të marrë dhe universitetet”.

Kapjen e reformës në drejtësi nga Rama, Kryemadhi e ka ilustruar edhe me emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, i cili ka qënë bashkëpunëtori më i afërt i Saimir Tahirit edhe për tenderat e Ministrisë së Brendshme. Ai tha kryetarja e LSI ka qenë sekretar i përgjithshëm në kohën kur Saimir Tahiri ishte ministër.

“Më kot BE-ja ka harxhuar miliona, – tha Kryemadhi, – sepse del Genc Gjonçaj dhe hedh poshtë konsulencën e BE-së dhe vendos konsulencën e tij. Ne duhet të jemi shumë të hapur për të treguar sesi reforma në drejtësi është e kapur nga një grup i strukturuar kriminal”.

Po ashtu, kryetarja e LSI i ka kthyer përgjigje Ramës edhe për ironinë që ai përdori duke e emërtuar opozitën  si “ÇÇ”, bashkim i Çadra dhe Çizmja.

“Sa i përket asaj ÇÇ-së, – theksoi Kryemadhi, –  Çizmes së krimit të organizuar, me çizme do t’i përgjigjen shqiptarët dhe Rama e di këtë më mirë nga të gjithë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?