Monika Kryemadhi deklaron: Nuk jam Zonjë e Parë, por jam deputete e LSI
Mënjëherë pas zgjedhjes se Ilir Metës si President Republike, deputetja e LSI Monika Kryemadhi e pyetur nga gazetarët që si ndjeheni si Zonjë e Parë, ajo kërkoi të mos e thërrasin “Zonja e Parë”. Bashkëshortja e Ilir Metës tha se ajo do të qëndrojë si deputete e LSI dhe nuk do të tërhiqet nga Kuvendi.
“Sot kam votuar si deputete e thjeshtë. Me kushtetutë zonja e parë nuk ekziston. Unë jam deputete dhe do ta mbaj këtë post. Për drejtimin e LSI-së do jetë sipas parimit 1 anëtar një votë. Nuk kam menduar ende të kandidoj ose jo”, tha Kryemadhi.
Pra Monika Kryemadhi theksoi se do jetë politikane e LSI dhe nuk dëshiron të shikohet si Zonjë e Parë e Shqipërisë.